SHIFRAT: Femrat duan pavarësi financiare, kërkojnë punë më shumë se meshkujt

7 Shtator 2019, 13:20Sociale TEMA

Çdo ditë e më shumë femrat kërkojnë të jenë të pavarura financiarisht duke hequr dorë nga pasiviteti  apo jeta shtëpiake. Sipas shifrave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit,  të analizuara nga TV SCAN, rezulton se femrat përbëjnë 53 për qind të totalit të punëkërkuesve të papunë të regjistruar në zyrat e punësimit, duke kaluar meshkujt, të cilët arrijnë në 47 për qind.

Konkretisht nga 64,781 punë kërkues, 34,172 prej tyre janë të gjinisë femërore. Sa i takon ndarjes sipas qarqeve, rezulton se më shumë punëkërkuese të papuna ka Tirana,  dhe më pas renditet Fieri dhe Elbasani.

Ndërsa qarqet ku numri i grave dhe vajzave që kërkojnë më pak punë, janë Vlora, Lezha dhe në fund renditet Berati.

Ndërsa pavarësisht paragjykimeve që ekzistojnë, edhe në qarqet veriore regjistrohet një numër i konsiderueshëm vajzash dhe grash në listë pritje për një vend pune.  Këto janë shifrat më të fundit të përpunuara nga Shërbimit Kombëtar i Punësimit, që i përkasin vitit 2018.

1 komente në “SHIFRAT: Femrat duan pavarësi financiare, kërkojnë punë më shumë se meshkujt”

  1. Nard Noka says:

    Femrat duan kaor,sepse e pelqejn shum,meshkujt duan pajdh,sepse ate duan.
    …….Nard Ndoka…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje