Masakra e pyjeve në Shkodër, hetohen pesë inspektorë

6 Shtator 2019, 19:12Sociale TEMA

Shkon në 9 numri i personave të proceduar për prerjen e pyjeve në Shkodër, ndërsa pesë inspektorë të tjerë njoftohet se janë nën hetim.

Policia informon se si rezultat i operacionit “Marinaj”, që është duke vijuar ende janë proceduar penalisht 5 punonjës të ISHMPUT në Bashkisë Shkodër dhe Malësi e Madhe.

Pas 3 shtatorit në vijim të hetimeve ka rezultuar se janë të implikuar dhe punonjësit e Bashkive Shkodër dhe Malësi e Madhe si dhe ata të Inspektoriatit të Pyjeve.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe janë proceduar penalisht shtetasit e mëposhtëm:

1.Gj. Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe, Drejtor i Pyjores, Bashkia Malësi e Madhe.

2.N. D., 48 vjeç, banues në fshatin Delaj, Malësi e Madhe, Inspektor i ISHMPUT Malësi e Madhe.

3.P. Gj., 61 vjeç, banues në Stërbeq – Malësi e Madhe, teknik i pyjores Malësi e Madhe.

4.R. H., 49 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, Teknik Pyjesh, Bashkia Shkodër.

5.A. L., 47 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor, Bashkia Shkodër.

Rreth 3 ditë më parë (3 shtator) në Shkodër u bllokuan afërsisht 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe u procedua penalisht inspektori i pyjeve të zonës. Në fazën e parë të operacionit u proceduan 3 shtetas shkodranë për prerjen  në mënyrë të paligjshme të 30 m³ lëndë drusore dhe shtetasi Z.GJ., me detyrë inspektor i pyjeve. Të proceduarit e 3 shtatorit janë shtetasit A.N., A.C. dhe R.K.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje