Ministri Çuçi në Lushnje: Mbështesim sektorin e agropërpunimit, krijon vende pune dhe sjell rritje cilësore të prodhimit bujqësor

7 Shtator 2019, 13:00Sociale TEMA
Ministri Çuçi në Lushnje: Mbështesim sektorin e

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi vizitoi në Lushnje një fabrikë të përpunimit të prodhimeve bujqësore. ‘Zdrava Shpk’ operon prej disa vitesh në tregun vendas e të huaj. Madje prej disa kohësh produktet e saj përveç vendeve të Europës eksportohene dhe në SHBA. Ministri Çuçi tha se indrustria e agropërpunimit është një nga shtyllat kryesore që do të vazhdojë të mbështetet me fonde përmes Skemës Kombëtare dhe Programit IPARD.

“Ne do t’i japim përparësi sektorit të agropërpunimit. Është një nga sektorët që në të gjithë botën ka bërë ndryshimin në prodhimin bujqësor.

Krahas promovimit të serrave apo sektorëve të tjerë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, për ne agropërpunimi është gjithashtu një nga shtyllat e rëndësishme për të patur një rritje cilësore të prodhimit bujqësor.

Ky biznes ka aplikuar edhe në programin IPARD dhe besoj se do të jetë i favorizuar”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai u ndal tek vështirësitë e këtyre bizneseve për të gjetur fuqi punëtore. Kjo i frenon të rriten më tej dhe të shtojnë kapacitetet. Ministri tha se ndoshta ka ardhur momenti që tregu i punës të hapet edhe për të huajt.

Në fabrikën e përpunimit të prodhimeve bujqësore ‘Zdrava’ Shpk, punojnë rreth 150 vetë. Ky biznes ka kontrata furnizimi me mbi 200 fermerë të zonës së Myzeqesë. Veç grumbullimit të prodhimit të fermerëve, ‘Zdrava Shpk”,  i orienton ata edhe çfarë kultivarësh të mbjellin. Stimulimi i industrisë agropërpunuese në vend është një nga prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë. Ky është një sektor që ndër të tjera krijon edhe  shumë vende të reja pune.

2 komente në “Ministri Çuçi në Lushnje: Mbështesim sektorin e agropërpunimit, krijon vende pune dhe sjell rritje cilësore të prodhimit bujqësor”

  1. Lani says:

    ju eshte per tju qi motren te gjith politikaneve Shqiptare duan plumbin ne koke te gjith hajduta edhe kriminela tallen me popullin. skandal njerz te pa afte me drejtuar vendin

  2. Bushido says:

    Nëse Zdravët që janë trogloditë të nivelit superior arrijnë të prodhojnë produkte eksporti për në BE dhe aq më tepër për në USA atëherë kjo është një shenjë evidente që botës po i vjen fundi. Po sa për kuriozitet po analizat e produkteve kush ja bën Zdravëve, Petraqi me Yllin dy kryeinpektorët më të mirë të AKU-së në nivel vendi. Ky vend ka marë përfundimisht fund …… Turp dhe fatkeqësi kombërate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje