Shqipëri-Islandë, formacionet zyrtare/ Reja bën surpriza në mesfushë dhe sulm, ndërron gjysmën e skuadrës

10 Shtator 2019, 19:31Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen e radhës kualifikuese për në Europian, aty ku përballë ka skuadrën e Islandës. Kuqezinjtë kanë detyrim fitoren në këtë takim, duke qenë se një humbje do t’i linte jashtë Europianit.

Sa i përket formacioneve, Reja ka bërë disa ndryshime me Lenjanin, Memushajn, Gjasulën e Dermakun që e nisin titullar, ndërkohë që edhe në sulm do të jetë dyshja Çikalleshi-Manaj, ndryshe nga hera e fundit ku ishin Balaj-Uzuni.

Formacionet:

Shqipëria: Strakosha, Lenjani, Hysaj, Gjimshiti, Dermaku, Ismajli, Bare, Memushaj, Gjasula, Çikalleshi, Manaj
Trajner. Edi Reja

Islanda: Haldorson, Hermanson, Arnason, R.Sigurdson, Skulason, Bjarnason, G.Sigurdson, Gunarson, Sigurjson, Halfredson, Bodvarson
Trajner. Erik Hamren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje