DETAJET: Takimi me Ramën, kancelarja Merkel merr përsipër lobimin për Shqipërinë

13 Shtator 2019, 12:20Politika TEMA

Në takimin e zhvilluar sot mes Edi Ramës dhe Angela Merkel ka patur një bashkëbisedim shumë pozitiv, bëjnë me dije për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, burime nga brenda takimit që zgjati rreth 50 minuta.

Po të njejtat burime sqarojnë se kancelarja gjermane po influencon drejtpërdrejtë për nisjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe ajo ka marrë përsipër procesin e lobimit.

Vetë Rama shkruajti pas takimit: “Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel.”

Qeveria gjermane është shprehur edhe më parë për hapjen e negociatave, por vendimi duhet të konfirmohet nga Bundestagu.

Vendimi përfundimtar për Shqipërinë do të merret në mesin e muajit tetor në samitin e liderëve të BE-së, ku shtetet që duhet të binden vijojnë të jenë Franca dhe Holanda.

1 komente në “DETAJET: Takimi me Ramën, kancelarja Merkel merr përsipër lobimin për Shqipërinë”

  1. Tiranasi2020 says:

    Mire e ka Merkel po kam frik se do na djegi Sonila Beketi (alias Meco)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje