Kryemadhi: Dialogu s'është kushtëzuar asnjëherë nga opozita, por Rama gënjeu Bashën më 2017. S'ndryshon më 50 vjeç ai

13 Shtator 2019, 21:12Politika TEMA

“Opozita nuk ka kushtëzuar asnjëherë dialogun” kështu u shpreh kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, teksa u pyet për ndryshimin e kushteve të dialogut nga partia e saj.

Kryemadhi u shpreh se Rama dhe Basha përdorën tryezën e 17 majit për të intimiduar qytetarët, ndërsa theksoi se Basha e ka kuptuar tashmë gabimin.

Sipas saj Rama vazhdon të gënjejë dhe nuk mund të ndryshojë.

Beti Njuma: I ka ndryshuar LSI kushtet për dialog?

Monika Kryemadhi: Ne nuk kemi kushtëzuar asnjëherë dialogun. As ne dhe as opozita nuk kemi kushtëzuar dialogun. 

Firmosi dhe nuk e njohu dhe jo vetëm kaq, por përdorën institucionin e tryezës, pra përdorën takimin e 17 majit për të intimiduar qytetarët për të vjedhur votën, paratë e shtetit dhe zoti Basha u bë pjesë e kësaj.

Beti Njuma: E ka kuptuar zoti Basha gabimin besoj.

Monika Kryemadhi: Të gjithë kanë të drejtë të gabojnë.

Problem është ai që nuk kupton nga gabimi dhe shyqyr zotit, Basha është shumë i qartë dhe ndoshta prandaj është kaq i vendosur sepse e kupton që kë ka përballë. 

Por çfarë të bëjmë me disa të tjerë që nuk kuptojnë që bëjnë gabime. 

Me zotin Rama që gënjen gjithmonë dhe prapë vazhdojnë mendojë që Rama mund të ndryshojë. Rama nuk ndryshon, nuk ndryshon dot 50 vjeç.

5 komente në “Kryemadhi: Dialogu s’është kushtëzuar asnjëherë nga opozita, por Rama gënjeu Bashën më 2017. S’ndryshon më 50 vjeç ai”

  1. Populli says:

    Po ik o debile se cdo gje e ka nje kufi, ngele gjithe diten ne tv.
    Qeshin te gjithe me gomarlliqet qe flet
    Asnji nuk do te shofi me sy, gjithe shqiptaret te urrejne e te mallkojne

  2. boston says:

    Shporu moj fycke.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    U xhindosen se do fundosen, ju thyen dhembet dhe tani te rraskapitur nga protesta absurde e te lodhur, I shkojne pronarit prape dhe I lepihen e meshirohen qe te mos fundosen… Kujtojn se Rama I ka ne dore.. S’keni pare gje akoma !!

  4. Admir says:

    ???na shkrite me keto mend qe keni
    cdo dite e me ifuqishem po bani Ramen

  5. niki says:

    Burri i Monikes ka thene qe Basha genjen dhe per oren. Por ai dhe gruaja e tije Monika jane shume me keq se
    Basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje