Nga Mentor Kikia
Sali Berisha konfirm mbrëmë në Opinion se PD nuk do të investohet në atë që shumë qytetarë shqiptarë presin, ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Ndryshimet në kodin zgjedhor nuk do të prekin thelbin, atë që është edhe problemi i vërtetë dhe shkaku u degradimit të demokracisë, sistemi zgjedhor.
Ai mbrojti ndryshimet e bëra në marrëveshjen “e kobshme” PD-PS, në 2008, që i shndërroi kryetarët e partive në pronarë të tyre.
Tha se nuk ishte penduar për atë ndryshim dhe se do ta mbronte atë. Kjo shpjegon edhe ngurrimin e PD-së për të bashkëpunuar në reformën zgjedhore.
Të dyja palët janë të interesuara që të mbetet i njëjti sistem.
PS tani justifikohet se kodi nuk reformohet pasi nuk vjen PD. Ndërsa PD thotë se kemi halle më të mëdha për momentin, të heqim njeherë Edi Ramën, pastaj merremi me Kodin Zgjedhor.
PD nuk ka në plan të reformojë as sistemin zgjedhor dhe as sistemin politik. Ajo kërkon ta shfrytëzojë krizën dhe pakënaqësinë popullore thjeshtë për të ardhur në pushtet.
Nëse nuk ndryshon sistemi, të gjitha përpjekjet e tjera janë show. Kjo krizë nuk ka nevojë për marrëveshje për ta kapërcyer. As duhet zgjidhur sa për të kaluar momentin.
Kjo krizë ka nevojë për një operacion të thellë politik. Operacion për të cilin asnjëra palë nuk është e interesuar.
Jam shume dakort! Prandaj po zvarritemi tash sa kohe ne kete impas politik. Te dy palet duan ta shfrytezojne sa me mire kete sistem, me rotacion. Cirren ndaj njeri-tjetrit sa jane ne opozite, pastaj bejne te njejtat gjera dhe, rrjedhimisht, zullumi trashet!!! Ka ardhur koha per nje fryte te re dhe njerez te rinj ne politike.
N’ato maja rripa-rripa,
njeher hipa, njehere zbrita.
E keshtu u bene shume vjet,
mjere ky vend, mjere ky milet.
Kush padashje enderroi,
kush Shqiperine ne Europe ta shohi,
te ulet, te reflektoi,
“Katovica” keshtu veproi.
Ne do bejme ca leshime,
do tu japim veç therrime,
per vete do mbajme pushtetin,
kurse popullit kurbetin.
Po a ka zgjidhje kjo pune,
kur njerezia jane ne “gjume”?
Sigurisht qe dalje ka,
sapunin per djath mos ha?
mos u bej kamikaz i partise,
mendo ç’do i lesh femise.
Ti per driten protesto ,
ti per ujin dil kerko,
me vote ata ndeshko ,
dy here radhazi mos beso.
Po normal qe jemi mbrapa,
ne kulture, mentalitet,
bota qe eshte kjo qe shohim,
ka djersitur, s’u be vete.
Ketu tek ne ndodh çudia,
pune te lehte ka qeveria,
bejne rotacion te radhes,
4 vjet kokrren e palles.
Pastaj rolet i ndryshojne ,
ca hilera formulojne,
pasurine veç ta shtojne,
e me breza sigurojne.
Mlitanti thyen djeg,
rroga per 1 jave s”i del.
Po kur gjumi t’i kete dale,
e te kete dy sy ne balle,
s’shtyhet jeta me premtime,
duke mbledhe veç therrime.
saliu i trembet reforms drejtesise sepse ka vjedhur e ka vrare prandaj do te bej rremuje edhe te gjithe se bashku po luftojne per kete gje po mjere populli shqiptar