Aktorja e njohur amerikane dënohet me burg, pse pagoi për manipulimin e testit të së bijës

14 Shtator 2019, 09:48Lifestyle TEMA

Aktorja e njohur  57-vjeçare, Felicity Huffman, e cila u bë e famshme nga seriali televiziv “Shtëpiake të Dëshpëruara” u dënua me 14 ditë burg për skandalin e pagesave për pranimin në kolegjin amerikan.

Ky është dënimi i parë pas hetimit të bërë. Huffman, e cila ka pranuar fajësinë, gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 30 000 dollarësh dhe të marrë pjesë në 250 orë shërbime të dobishme shoqërore.

Ajo u akuzua se pagoi 15 000 dollarë për të manipuluar rezultatet e testit të së bijës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje