VIDEO: Burri rrihet nga dy gratë e tij, pasi kërkonte të martohej me një të tretë

14 Shtator 2019, 09:28Lifestyle TEMA

Një burrë indian është rrahur nga dy gratë e tij, pasi po martohej në mënyrë të paligjshme me një grua të tretë.

S. Aravind u martua për herë të parë në vitin 2016. Por, vendosi të martohej fshehurazi me një grua të dytë në fillim të këtij viti. Mediat lokale raportojnë se Dinesh i ka dhunuar fizikisht dy gratë e tij, të cilat jetojnë në shtëpinë e prindërve të tyre.

Kur mësuan për njëra-tjetrën dhe planin e burrit për t’u martuar me një grua të tretë, ato vendosën të mos qëndronin më duarkryq. Video tregon njërën nga gratë e Dineshit që vrapon drejt burrit dhe e godet me një send. Disa momente më vonë, gruaja tjetër futet në veprim dhe gjithashtu e godet Dineshin.

Edhe disa burra filluan ta rrihnin 26-vjeçarin.

Pas incidentit, Dineshi u arrestua nga policia. Poligamia u shpall e jashtëligjshme në Indi në vitin 1956 për të gjithë qytetarët hindu, megjithatë myslimanët ende lejohen ligjërisht të kenë disa gra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje