Laçi dhe Bylis mposhtin dy pretendentët për titull, “bien” Partizani dhe Kukësi

15 Shtator 2019, 18:12Sport TEMA

Laçi dhe Bylis shtangin dy pretendët kryesorë për titull në Kategorinë Superiore dhe i japin një bonus Tiranës e cila tashmë mund t’i gëzohet faktit që kryeson e vetme kampionatin pas 4 javëve të parë.

Që Laçi i Starovës të merrte fitoren e parë në këtë sezon duhej që bardhezinjtë të kishin përballë Partizanin me Sulejman Starovën që i dha një leksion Franco Lerdës pasi kampionët në fuqi u mposhtën me rezultatin 1-0 në fushën e bardhezinjëve.

Edhe Bylis për të marrë fitoren e parë në Adush Muça përpara tifozëve të vetë duhej që të kishte përballë një skuadër pretendente si Kukësi të cilën e mposhti me përmbysje 2-1 dhe e barazoi në kuotën e 7 pikëve, në renditje, me skuadrën e Dovedan që i shkaktoi edhe humbjen e parë ekipit të Duros në këtë sezon.

Për të kthyer te ndeshja e Partizanit me Laçin edhe pse të kuqtë ishin më kërkues një gol i mesfushorit Regi Lushkja nga distanca në minutën e 60-të i mjaftoi kurbinasve për të marrë fitoren e parë dhe për ta bërë sefte në këtë kampionat.

Në Ballsh ndërkohë të gjithë menduan se Kukësi do të largohej me 3 pikë nga Adush Muça pas golit shumë të bukur të realizuar nga Vesel Limaj me goditje standarte.

Por ballshiotët nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre në këtë sfidë pasi Bylis barazoi shifrat që në pjesën e parë me një gol të realizuar nga portieri Isli Hidi me penallti, ndërsa pak para fundit, një krosim i kapitenit Valentino Murataj përfundoi drrejt e në rrjetë për meritë edhe të lëvizjes mashtruese të sulmuesit Guindo që gënjeu Avdylin.

Murataj në momentin e festimit të golit mori edhe kartonin e dytë të verdhë sepse hoqi fanellën dhe për pak minuta la të tijët me një lojtar më pak duke humbur edhe ndeshjen e rradhës por Bylis e administroi deri në fund avantazhin.

2 komente në “Laçi dhe Bylis mposhtin dy pretendentët për titull, “bien” Partizani dhe Kukësi”

  1. Sezai Mumajesi says:

    E paskan fëndur keqazi Partizanin keta laçianet ndaj ishte egersuar kaq shume Braçja nga Tepelena me portrete partizanesh te L2B i cili do fitore me çdo kusht te ekipit te Demit.

  2. Sezai Mumajesi says:

    E paskan fëndur keqazi Partizanin keta laçianet ndaj ishte egersuar kaq shume Braçja nga Tepelena me portrete partizanesh te L2B i cili do fitore me çdo kusht te ekipit te Demit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje