Ndërhyn në zgjedhjet e Izraelit? Trump telefonon Netanyahun

15 Shtator 2019, 17:50Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me një traktat të mundshëm të mbrojtjes reciproke midis dy vendeve.

Partia e djathtë “Likud” e Netanyahut po përgatitet për një garë elektorale të fortë me rivalët e saj të qendrës që pritet të zhvillohet këtë të martë, në Izrael.

Netanyahu ka vlerësuar marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin amerikan si pjesë e strategjisë së tij të fushatës ndërsa nga ana e tij Trump ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur aleatin e tij në zgjedhje.

Trump deklaroi se, nënshkrimi i një traktati të mbrojtës së përbashkët do të mbështeste më tej aleancën e jashtëzakonshme midis Izraelit dhe SHBA-së..

“Mezi pres t’i vazhdoj diskutimet pas zgjedhjeve elektorale në Izrael kur të takohemi në Kombet e Bashkuara këtë muaj!” shkruan presidenti amerikan, Trump në një postim në Twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje