Aeroporti i Vlorës mund të merret me koncension për 35 vite nga ndërmarrja e Aeroportit të Pulias në Itali.
Gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan sot se aeroporti puliez ka shprehur interes dhe drita jeshile për këtë mund të jepet gjatë së mërkurës në Fiera del Levante pas një takimi me përfaqësuesit e kompanisë dhe atij që i hap rrugë projektit, kryeministrit Edi Rama.
Aeroporti i Pulias synon ndërkombëtarizimin duke krijuar një filial të ri. Gazeta shkruan se kompania ka një plan investimi në aeroportin e Vlorës.
“Corriere” kujton se në fillim të verës, qeveria shqiptare ndërpreu negociatat me një konsorcium të kompanive turke (të formuara nga tre kompanitë Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction) që duhej të ndërtonte dhe menaxhonte aeroportin. Negociatat u ndërprenë pasi nuk u gjet marrëveshja për mbulimin e shpenzimeve për fillimin e projektit.
Për këtë arsye, u hap një tender ndërkombëtar për ndërtimin e infrastrukturës me fonde qeveritare dhe ndërkombëtare, ndërsa menaxhimi do të bëhet nga një koncesionar për një periudhë prej 35 vjetësh, procedurë që ndiqet nga kompania shqiptare Albcontrol.
Gazeta shkruan se në nivel teknik, projekti tashmë është formuluar dhe qëllimi është që të arrihen 2-3 milionë pasagjerë në vit, duke shtuar se kompania italiane ka shprehur interes në fillim të shtatorit. Vlerësimi në themel të propozimit nuk është vetëm i një natyre operative.
Aeroporti i Puglias ka fituar eksperiencë specifike për investimet në infrastrukturë (ka ndërtuar terminalet e reja ajrore në Bari dhe Brindisi) dhe në negociatat me kompanitë ajrore për menaxhimin e trafikut të linjave. Por kjo nuk është e gjitha: ekziston edhe komponenti i Mbrojtjes Civile (aeroporti Foggia) dhe industria e hapësirës ajrore (Grottaglie).
Aeroporti i Puglias ka nënshkruar një kontratë me një grup bankash për një kredi deri në 65 milion euro për rritjen e biznesit.
Larg qofte se keta jane kusherinjte e Serenisimes
Ptu qeveri e korruptuar. Me pepinot e Toto Rines do te beni aeroport ju??!!Po skeni faj se Carlo Bollino miku ngushte i kryeminstrit tone. Eshte nje nga kokat e Sacra Corona Unita-s. Mafias se Puglias.Do marri dhe Carlo me kryeministrin pjesen e vet tek aeroporti.
Jo ore nuk ka shanse Ram-izi ta japi tek Europianet, ja ka taksur Sulltanit te Anatolis, per ndryshe ja preu koqet si Aliut.
Po ku i gjetet more ditezinj, vetem hajdute vetem po ma sillni,,nuk paska firma seriose ne lette bote, apo me lesheline se keni krijuar, asnje nuk afrohet.
Marrveshja u nderpre per urdher te be sepse qe nje koncesion pa gare dhe jo sepse skishin para
Prandaj nqs kjo eshte qartesia e qeverise se per cfare u nderpre koncesioni imagjinoni projektin
Shpresojme ITALIA eshte shteti qe ka dashur dhe ndihmuar me shume Shqiperine
Pipinit e italise jane copa bajgash qe nuk i duhen kerrkujt.
Nuk ka dhene ndinje ndihme ndaj Shqiperise pervecse mardhenieve korrekte.
Ptu qeveri e korruptuar. Me pepinot e Toto Rines do te beni aeroport ju??!!Po skeni faj se Carlo Bollino miku ngushte i kryeminstrit tone. Eshte nje nga kokat e Sacra Corona Unita-s. Mafias se Puglias.Do marri dhe Carlo me kryeministrin pjesen e vet tek aeroporti.
Jepja jepja Pulias ose Napolit Siçilisë ose Kalabrisë se metodat e vjedhjeve kanë avancuar sjanë më Dru me Pre…..hahahahahaha