FOTOT: Mori 2.2 milionë euro nga thesari që gjeti, por kisha e hedh në gjyq

17 Shtator 2019, 10:40Lifestyle TEMA
FOTOT: Mori 2.2 milionë euro nga thesari që gjeti, por kisha e hedh

Një person përdori pajisje që dikton praninë e metaleve për të zbuluar një thesar me vlerën mbi 2.2 milionë euro.

Derek MekLenan, në Skoci, gjeti monedha floriri, argjendi dhe objekte fetare në një fushë të Gallouejit, 5 vite më parë.

Arkeologët e cilësiuan si një nga zbulimet më të mira të artefakteve vikinge.

Në Skoci, ligji është që personi që i gjeti mund ta ndajë shpërblimin me të zotin e tokës për thesarin.

Toka ishte në pronësi të kishës, e cila në vend që të kërkojë një pjesë, ka vendosur ta hedhë në gjyq për shkak se i ka kryer kërkimet pa lejen e kishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje