Partia e presidentit francez, Emanuel Makron, mbetet kritike ndaj Shqipërisë për numrin e lartë të kërkesave për azil në vend. Sipas zëdhënëses Aurore Bergé, meqenëse vendi konsiderohet i sigurt nga pikëpamja demokratike dhe politike, aplikimet janë të paligjshme.
Franca vijon ta komentojë me shqetësim situatën e azilkërkuesve dhe emigracionin e parregullt nga Shqipëria.
Shifrat e Eurostat tregojnë se kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë në Francë arritën në 5,305 në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, duke kryesuar listat kombëtare.
Pak javë nga vendimi i rëndësishëm për hapjen e negociatave me BE-në, Aurore Bergé, zëdhënësja e partisë së presidentit Emanuel Makron, e cilëson këtë trend jokarakteristik dhe të paligjshëm.
“Nëse duam që e drejta për azil të vazhdojë të ketë kuptim, nuk mund të lejojmë që ajo të devijohet, dhe që Franca të kthehet në një vend të parë për azilkërkues nga Shqipëria apo Gjeorgjia, për shembull, pasi është e qartë se këto nuk janë kërkesa karakteristike dhe legjitime për azil.”
Deputetja Aurore Bergé informoi se tema për emigracionin do të debatohet në parlamentin francez në datat 30 shtator dhe 2 tetor.
Deklarata e saj pasoi atë të kryeshtetarit Makron një ditë më parë, kur para deputetëve të mazhorancës, aleatëve dhe senatorëve tha se çështja e emigracionit duhet trajtuar me guxim dhe duhet parë interesi i përgjithshëm.
Shqipëria konsiderohet ligjërisht një vend i sigurt nga shtetet europiane, ndaj shumë kërkesa për azil apo emigracion të parregullt refuzohen vazhdimisht.
Nga ana tjetër, edhe Holanda, një tjetër vend skeptik për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së në muajin tetor, javën e kaluar ngriti një shqetësim të ngjashëm te Komisioni Europian.
Dy eurodeputetët Malik Azmani dhe Karolin Nagtegal apeluan qeverinë shqiptare të bëjë më shumë me fushatat sensibilizuese në televizione apo shtypin e shkruar kundër emigracionit të paligjshëm.
Eshte vend i sigurte, por vetem per familjet e politikaneve. Te tjeret nuk kane buke te hane.
Shqiperia qeveriset nga qeveri anti-popullore, Prandaj ka kerkesa per azil.
Politikane shqiptare vjedhin gjithe parane e shqiptareve duke shkaktuar panik te populli i thjeshte i cili ndihet i huaj ne vendin e vet.
Cdo shqiptar ndihet i pafuqishem ne vendin e vet, dhe shpetimin kerkon ta gjeje ne azil.
Zoti Macron, pse pranon nje familje shqiptare te kerkoje azil dhe te jetoje me te ardhurat qe ju i jepni nje familje azilanti?
Sepse niveli i tyre ekonomik eshte shume here me i ulet se niveli i nje azilanti.
Pra shqiptaret jetojne ne nje shtet qe ka paqe ne dukje por niveli ekonomik eshte me i ulet se sa nje shtet qe ka lufte civile brenda.
Ky eshte paradoksi i Shqiperise. Ne shqiperi te gjitha pasurite i merr me i forti, me krimineli. Shtoji kesaj dhe faktin qe ish-kriminelet jane bere kryetare bashkie e deputete, dhe e kuptoni se cfare mbetet per njerezit e thjeshte.
Zoti Macron, hapini njehere dyert e azilit per shqiptaret dhe do te shikoni se si 90% e shqiptareve do kerkoje azil.
Vetem nje 10% i shqiptareve nuk ka nevoje per azil se jane deputete e ministra e kryetare bashkie, dhe jane te gjithe te lidhur me krimin dhe vjedhjen e pasurise se shqiptareve. Provojeni dhe binduni !!!!
e pse shef ashtu ti zoti Makrun? Po bo si i forte ?
ha ha ha ha … do kesh kalu nga lagja jone me duket , se ne kemi kryetar bashkie qe ka qene i denuar me pare per vjedhje