Artur Zheji jep "lajmin e mirë": Mendova ta ndërpres emisionin por ndërrova mendje dhe do e bëj sërish, shumë shpejt do ketë vrasje politike

18 Shtator 2019, 16:53Politika TEMA

Artur Zheji thotë se do ketë shumë shpejt vrasje politike. Ai tha se po mendonte të mbyllte emisionin e tij por ndërroi mendje.

“Fillimisht mendova ta ndërpres Emisionin, sepse shumë gjëra në vendin tonë, kanë humbur kuptimin e tyre. Jemi bërë shumë Fast Food dhe shumë Fast Tv. 

Shqiptarët merren shumë me politikë, por bëjnë në të vërtetë, shumë pak politikë reale. Jetojmë në Mbretërinë e madhe dhe të Gjerë të Gënjeshtrës, ku e vërteta duket si një kaktus në Shkretëtirë dhe shpesh kam përshtypjen se ne shqiptarët, as që duam t”ja dimë më për të vërtetën, ose fusim më së shumti, kokën në rërë si struci, për të mos e parë atë…

Mirëpo mesazhet e shumta që më kanë mbëritur në mënyrë të befasishme nga shumë njerëz, rreziku që po zhytemi në një diktaturë të kadifenjtë dhe shpërdorimi i parasë në mënyrë tmerruese dhe mendjelehtë nga ana e qeveritarëve shqiptarë, duket se më ktheu mendjen, pastaj mendoj se priten ngjarje shumë interesante…  Për shembull, priten ndoshta edhe “vrasje politike”…

Ishte thjesht një provokim, për të nënvizuar që kontradikta është thelluar shumë. Ose duhet pranuar ashtu si është “superpushteti” i Ramës, mbështetur edhe nga të huajt, ose duhet që populli dhe jo thjesht partitë të çohet në protesta liridashëse.

Në kohën e Enver Hoxhës, çdo 7-10 vjet priteshin koka dhe dërgoheshin përpara togës së pushkatimit, ministra, gjeneralë e drejtorë shumë të rëndësishëm.

Gjoja ata ishin fajtorë për gjëndjen e krijuar dhe mossukseset në Shqipëri, në ekonomi apo në mirëqënie. Populli ushqehej me “Gijotina” apo kokëprerje fajtorësh pa faj, po kokëprerje kishte realisht. Dhe njerëzit thoshnin: “Oh sa mirë që sjemi askushi! Askush nuk do të na presë kokën neve… dhe as do të na burgosë…”.

Në të vërtetë, ata ishin kokëprerë dhe nuk e dinin që ishin, e jetonin jetën e tyre të dystë e vegjetale, si ca bimë që s”kanë ndërgjegje njerëzore. 

Ndërsa tani, hajdutët realë të miliona eurove të varfanjakëve shqiptarë, edhe kur shkarkohen si të përfolur, i ndesh në marketet e shtrenjta apo janë tërë kohës në ajër nëpër udhëtime të supershtrenjta dhe ekzotike anë e mbanë Planetit. 

Me gratë, me dashnoret, apo edhe me dashnorët e grave, together… hahaha. Perveristet absolut”, shkruan Zheji.

22 komente në “Artur Zheji jep “lajmin e mirë”: Mendova ta ndërpres emisionin por ndërrova mendje dhe do e bëj sërish, shumë shpejt do ketë vrasje politike”

  1. Lona says:

    EMISIONI JOT KA SHUME SUKSESE ? TI JE KOKE PA LARE
    U BERE LEGEN NE DEMOSTRATA KUNDER RAMES U TERHOQE DISA MUAJE PER TU HARRUAR LEGENLLEKU JOTE TANI DEL E BENE PUBLICITET NJERI I DEFJENERUAR

  2. Ar2r says:

    shko mer rrot kari se ti je qesharak dhe i peshtire …kujt i plas per “emisjonin” tend

  3. Kreshniku says:

    Do të jetë një humbje e madhe po të mos të të shohim më në TV. Të lutem mos na i bëjë këtë të keqe kaq të madhe. Si mund të jetojmë ne pa dëgjuar ligjërimet e tua me shumë vlerë ?

  4. Ben says:

    Paskeni shkallua ju ne Shqiperi! Paralajmeron vrasje dhe nuk shkon te raportoje.ne polici..Kur ti e di qe do kete vrasje poltike, pse nuk raporton ne polici se nga e ke burimin? Ose perse policia nuk te merr ne pyetje? Nese flet pa baza, duhet te denohesh! Nuk e di ti more kodosh qe krjimi I panikut pa para duhet te jete krim me burg. Sa kollaj e perdorin fjalen “vrasje” Shqiptaret! duket qe jeta nuk vleka shume ne.Shquperi. Vetem fitimet dhe pushteti.Qenke me te vertete rrote trapi, por duhen denuar edhe ata qe te nxjerin ty ne televizor.

  5. Jim says:

    Edhe ky ka pjerdhur fare qenka e keqe pleqeria qenka bere me keq se Sala

  6. TORI says:

    pse ka emision ky???

  7. OOOOOOO turo na thuj per ke bien kambanat

  8. Koba says:

    Perversi JE TI Vete dhe Likja prej Bajge bashke me Mona Baxhellen do ti shohesh ne Reç .Nuk ka ma Qofte ke Daja.

  9. Tomi says:

    Po e bën emisionin se humbi 100M € te Sudja (m’fal… te Fondacioni Besa). Gjynah i shkreti, ka mbet pa te ardhuna.

  10. Kolonjari says:

    Mulla Omari i TVSH se dikurshme vetem nje pyetje kam per te kaluaren…Si e ke mikeshen e vjeter gazetare te PD-se ne Itali…?

  11. Noli says:

    Ti je bere per spital te cmendurish cfar emisioni mund te besh ti.

  12. TIRONA says:

    Ti si dhe gazetareve te tjere,si dhe “analistet”,nuk jeni realiste ,eshte normale “qeni leh atje ku ha corben”
    Lum si Shqiperia per keta “patriote harame”
    Fytyren tende te piste ,e pame ne demostratat e te paguarve !

  13. USA says:

    Aman kush do vritet se ti je bere fallxhor i madh. Ludmilla te ahmati te moskati ke mor doren konsomolas i vjeter.

  14. pak aresye says:

    Iku dhe ky, u çmend! Nuk e kuptoj çfare behet me keta njerez qe u lajthiten dhe shkalluan ky, e Neritan Ceka kane mbaruar fare si njerez.

  15. Aldo Cekrezi says:

    Lereni se ka humb 100 mije euro ke kusherina ALbana, tashi duhet te punoje icik qe te zevendesoje paret

  16. E verteta says:

    Po ta kishe lene do kishe bere gjene e vetme te mire ne jeten tende…besoj se i thashe te gjitha.

  17. pa vlere says:

    hajde psikopat, hajde!
    Ti ke shku per lesh o shoku.
    Po e forta eshte se ti kujton se te shikojne edhe emisionet e tua..
    I shkreti ti, je bere per gjynah!!!

  18. timo says:

    Arthur, dëshpërimi të paska mbërthyr për fyti. Shkrim shumë i lodhur.

  19. o hale shpetove nga zemra ! nuk ha mortja mut !legen hajdut pjanec bixhozci i shpifur

  20. o hale shpetove nga zemra ! nuk ha mortja mut !legen hajdut pjanec bixhozci i shpifurg

  21. Loni says:

    Fytyra te tilla si ky Zheji eshte mire te mos dalin ne gazeta e tv sepse tembin te madh e te vogel.

  22. dragushi says:

    Hajde te rreshkitur hajde, ky si puna ylli rakipit, qe as e degjon e as e shikon njeri, nuk kane audience, keta te felliqin studiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje