Burgu për të miturit: Shqipëria në shifra të larta, përpjekje për mbrojtje të të miturve

19 Shtator 2019, 11:00Politika TEMA

Në Gjirokastër, UNICEF po mbështet në nivel vendor një bashkëpunim më të mirë mes institucioneve për t’ju dhënë mbrojtje, shërbime dhe rehabilitim disa qindra fëmijëve në konflikt me ligjin.

Ministria e Drejtësisë, UNICEF dhe bashkia e Gjirokastrës kanë nënshkruar disa muaj më parë një marrëveshje që përcakton edhe formën sesi ky program 2-vjeçar do të implementohet.

Shkalla e burgosjes së fëmijëve në Shqipëri ishte 179 për 100 mijë fëmijë që rezulton një ndër më të lartat e rajonit. Shifra u ul në 2016-n në 114 fëmijë për 100 mijë, ndërsa u vu re edhe një rënie e numrit të përsëritjes së krimeve prej adoleshentëve. Ajo çka duket se është rritur është numri i fëmijëve të dhunuar apo dëshmitarë në krime.

Sipas UNICEF çdo vit mbi 2,500 fëmijë në Shqipëri janë në kontakt me sistemin e drejtësisë, si të dyshuar fajtorë, viktima apo dëshmitarë të krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje