Kriza në Kosovë: Mbi 3500 persona hoqën dorë nga nënshtetësia këtë vit

19 Shtator 2019, 17:05Rajoni TEMA

Qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, në numër të madh kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se vetëm gjatë periudhës janar- gusht të këtij viti, 3519 persona janë liruar nga shtetësia, përkatësisht nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Rroksana Qarri, drejtore e zyrës për komunikim publik në këtë ministri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nga viti në vit po shënon rritje numri i personave që kërkojnë lirimin nga nënshtetësia e Kosovës.

Arsyeja e lirimit nga nënshtetësia, sipas saj, në të shumtën e rasteve ka të bëjë me atë se shumë shtete evropiane nuk lejojnë dyshtetësinë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit e Evropian, ndër to edhe Kosova.

“Gjatë periudhës janar-gusht 2019, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 3519 persona. Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dyshtetësinë, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. Duke pas parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashme me vite në këto shtete, e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e fitimi të shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme, në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”, thotë Qarri, informon REL

1 komente në “Kriza në Kosovë: Mbi 3500 persona hoqën dorë nga nënshtetësia këtë vit”

  1. Xeni pa qime says:

    Kosovo qenka shtete ? Atehere dhe laberia dhe myzeqeja duhet te behen republika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje