Nga Flogert Muça
Takimi i kryeministrit Edi Rama me kancelaren Merkel, grupet parlamentare dhe kryeparlamentarin e Bundestagut në Berlin pak ditë ma parë, mesa duket ka patur rezultate pozitive. Kancelarja Merkel ka deklaruar dje se Gjermania do të japë dritën jeshile për Tiranën dhe Shkupin në mes të tetorit.
Bundestagu gjerman do të japë një PO për Shqipërinë, ndërkohë që pas hapjes së negociatave Gjermania kërkon plotësimin e disa prioriteteve (në kuadër të kapitujve) në rrugën drejt anëtarësimit të plotë. Ajo që bie në sy në prioritetet e Gjermanisë, përpos luftës ndaj korrupsionit, reformës në administratë e të tjera si këto që janë rutinë e përhershme, është se në krye të gjithë prioriteteve është vazhdimi i reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore.
Janë pikërisht këto dy kërkesa të Gjermanisë që hapin petat e byrekut të Lulzim Bashës dhe opozitës.
Dje Lulzim Basha iu përgjigj negativisht Edi Ramës dhe OSBE-së për tu bashkuar në tavolinën e Reformës Zgjedhore, edhe pse kjo e fundit është prioritet kyç i Gjermanisë në kapitujt e rrugës drejt BE-së. Ky qëndrim i Lulzim Bashës dhe opozitës së bashkuar tregon edhe njëherë se ai po përpiqet që ta pengojë rrugën e vendit drejt BE-së, ose më së paku, ky qëndrim i tiji ka si pasojë negative në rrugën e integrimit të vendit.
Është fakt se Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë kategorikisht kundër reformës në drejtësi dhe ky është një fakt që e kemi parë më shumë se një herë të thuhet nga goja e tyre hapur, publikisht. Për këtë, ata duhen mirëkuptuar sepse e bëjnë për të shmangur hetimet dhe gjykimet për të shkuarën e tyre.
Por pse duhet të refuzojnë reformën zgjedhore? Kjo pyetje ka disa përgjigje.
Së pari, Lulzim Basha refuzon OSBE-në dhe Ramën për tryezën e reformës zgjedhore sepse ai është i kompleksuar dhe nuk ka besim tek vetja dhe tek votat që ka në terren. Ai e di që problemi i mosardhjes së tij në pushtet është mungesa e votës, që vjen si pasojë e keqbërjes së opozitës dhe mospasjes së një alternative.
Së dyti, Lulzim Basha po sheh që shanset për një çelje negociatash të Shqipërisë me BE-në janë më reale se kurrë dhe me vizitën e Ramës në Berlin, u dëshmua se kryedemokrati nuk ka asnjë mbështetje në Bundestag, ndaj e vetmja mënyrë për të penguar rrugëtimin e vendit drejt BE-së, është pengimi i reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi.
Pikërisht për këto arsye, Lulzim Basha duket i dorëzuar pasi ka parë që lobimi kundër vendit nuk pi më ujë ndaj dhe ka filluar luftën duke vazhduar bojkotin e reformës zgjedhore.
Ajo që mbetet akoma të presim është reagimi i Bashës ndaj deklaratës ultimative dhënë mbrëmë nga Matheë Palmer, (i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor) i kërkon opozitës shqiptare, që opozita të ulet në dialog me qeverinë për të miratuar reformën e re zgjedhore. A do të jetë SHBA që do e fusë Bashën në hulli, njëlloj si në 2017?
Mbetet të presim.
Sali Berisha dhe Lul Basha jane tradhetare te interesave kombetare, bashke me Ilir meten.Duhen cuar para drejtesise nje ore e me pare.Nuk jane pje e politikes jane pjese e krimit kunder kombit shqiptar.une e kam per vendin jo per vete.me fut 3 veta ne burg e me shpetu3 milion eshte vertet nje gje e madhe>Bejeni sa me pare nese e doni ate vend.
Pasi iu iken shancet duke braktisur Parlamentin,duke djegur mandatet,duke bere rrevolucionin e tortes me legena te pallatit te kultures,duke bllokuar rruget qe te sillnin drejt Tiranes,gabim trashanik i organizatoreve pasi duhet te mbyllnin daljen ,duke genjyer perdite ne ekranin e tyre te kazanit mediatik se do te ndodhte apokalipsi “Apokalipsi
Ehi gini
Tipota krifo
Den tha mini
Ki an se vro na ftes
Na to kseris
Tha timorithis
Tha ipoferis
Apokalipsi
Ehi gini
Tipota krifo
Den tha mini
Ki an se vro na ftes
Na to kseris
Tha timorithis
Tha ipoferis
Tha ipoferis
Tha ipoferis ,duke u premtuar Meta per prishje te zgjdhjeve e gjakderdhje,pasi nuk u realizua asnjera nga keto atehere “toto Likja “nxorri nga menget panikun qe duhet te shperbente Shqiperine duke lajmeruar se nje termet i forte do te godase Shqiperine,ku e gjeti si Saliu qe vajti ne spitalin ushtarak per tu interesuar per viktimat 30 minuta perpara se te shperthente bomba e vet vene nga ustallaret e tij tek “supermarketi Vefa”!Meqenese nuk ia vuri veshin kerkush ai morri njerezit me te afert te familjes se tij duke filluar nga Monika Sihanuk,Qim Peka e deri tek Bes Kallaku dhe u nis maleve duke pritur qe fatkeqesia te ndodhte e me pas te ndanin token e djegur e te shkrete ne pjese se bashku!Kohen qe ai morri malet ,kushdo e kujton qe Luli kish marre leje drejt Amsterdamit,Saliu ishte zhdukur e nuk ndihej ,ne pritje te katastrofes natyrore duke menduar se kjo ishte e vetmja garanci per te mos u bere as Vetingu e duke mos iu luajtur asnje nga pasurite e vjedhura te tyre!Padrinot e tyre i kishin lajmeruar se nje katastrofe do perpinte Shqiperine ,ndaj dhe shpesh na deklaronte duke vene buzeqeshjen ne buze se ishte me fat qe ishte nga Skrapari!Mirpo ndersa padrinot u kishin premtuar se Shqiperine do ta perfshinte nje kataftrofe natyrore ,zoti nuk u kishte dhene date e per pasoje u end sa u ende majave te maleve por nuk e shijoi kur duhej e si duhej!Parashikimi i tij u shperbe sepse ndertuesit e pallateve gjigande kishin bere nje gabim ne perllogaritjet e ndertesave duke i futur hekur pa hesap themeleve ,kollonave e vete konstruksionit pasi hekurin e kishin pa leke ,hekur qe vinte nga koha e monizmit!Ndaj nuk ndodhi ajo qe pritej ku pavaresisht abuzimeve me ndertimet ku fatmiresisht edhe pse te gjitha ish ndertesat qe ishin konstruktuar perpara 90 ishin parashikuar qe te perballonin goditje sizmike deri ne 7.5-8 balle e per pasoje edhe pse katet e para ishin ç’perbere duke u kthyer ne dyqane e ku konstruksionit i ishte vene dore ato rezistuan per mrekulli!Sot me siguri edhe shanci i fundit qe paten per te ndodhur kjo tragjedi e per te patur mundesine e fundit per te rrezuar qeverine u ra!Ndaj me te lenduarit,me te frikesuarit e me te traumatizuarit jane keta te tre LSI(Luli,Berisha,Iliri)se bashku me kryetaren e tyre Monike sepse tashme nuk kane me asnje shprese se mund te shpetojne me!