FOTOT: Reperi këndon me kokën e Boris Johnson në duar, shpërthejnë polemikat në Britani

20 Shtator 2019, 10:31Bota TEMA
FOTOT: Reperi këndon me kokën e Boris Johnson në duar,

Reperi britanik slowthai ka ndezur polemika në ceremoninë Mercury Prize mbrëmjen e kaluar duke mbajtur në dorë një model të kokës së prerë të Boris Johnson.

Këngëtari bëri edhe thirrje ofenduese ndaj kryeministrit britanik në skenën Eventim Apollo të Londrës.

Transmetimi live i BBC u pre kur reperi mori në dorë kokën dhe ndërkohë dëgjoheshin në sfond duartrokitjet e publikut.

Por, në rrjetet sociale u kritikua kjo sjellje e slowthai-t, me njerëzit që e cilësuan si “budallallëk”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje