Hiqet detyrimi për leje pune për shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

20 Shtator 2019, 16:25Rajoni TEMA

Një udhëzim i Ministrisë së Financave u jep mundësinë shqiptarëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të punësohen në Shqipëri pa pasur nevojë për leje pune.

Udhëzimi, i publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare,  përjashton nga  detyrimi  për  pajisje  me  leje pune   dhe   certifikatë   regjistrimi  në  punë   për shtetasit  e  Malit  të  Zi  dhe  të  Maqedonisë  së Veriut të përkatësisë etnike shqiptare, raporton scan.

Tashmë këta shtetas, ose punëdhënësi  i  tyre,  të  cilët  bëjnë  deklarimin  për punësimin e tyre, në zyrën përkatëse të punësimit,  do të pajisen  me  dokumente  që  vërteton deklarimin e tyre për punësim.

Çdo shqiptar i Maqedonisë së Veriut, apo Malit të Zi duhet thjesht të  paraqesë  dokumentacionin që  vërteton të dhënat  e  kërkuara  në  formatin  e vërtetimit të deklarimit për punësim.

Zyrtari përkatës verifikon të dhënat bazuar në dokumentacionin e paraqitur dhe mban një kopje të tyre.

Pajisja e tyre me vërtetimin e deklarimit për punësim, do të bëhet  nga zyra përkatëse e punësimit  ku  personi ushtron  aktivitetin  e  tij,  në një  afat  kohor  prej  5  ditë  pune  që  nga  dita  e dorëzimit, thekson udhëzimi.

1 komente në “Hiqet detyrimi për leje pune për shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi”

  1. tropoja10 says:

    shume mire bravo qeveria,sikur te hiqnit kete lejen edhe per gjermanet zvicerianet etj ..se edhe ata duan te punojne ne shqiperi ketu ka plot vende pune, rroft saje qorri per ditet qe na solli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje