Boksieri 27-vjeçar, zbulohet kush është shqiptari që u gjet i masakruar në një pyll në Gjermani

21 Shtator 2019, 09:08Kronika TEMA

I riu shqiptar qe u gjet i vrare dhe groposur në një pyll në Dolauer Heide, të Gjermanisë eshte boksier.

Sipas asaj që shkruan “Bild”, viktima është 27-vjeçari Ismail P. i cili merrej me boks në ndeshje joprofesioniste. Zbulimi i viktimës është bërë nga një kalimtar i rastit, i cili menjëherë pas kësaj ka njoftuar policinë.

Pas verifikimit të ngjarjes, prokurori tha se Ismaili, kishte plagë të shumta me thike dhe me armë të cilat i kanë sjellë edhe vdekjen.

Kjo ngjarje mendohet të ketë ndodhur të mërkurën, teksa sipas dëshmisë së një taksisti, i cili e kishte sjellë deri aty afër, shqiptari kishte lënë edhe një çantë me karta në makinë, duke thënë se do të kthehet t’i marrë përsëri.

Viktima i kishte thënë taksistit se do shkonte të takonte një mik dhe duhet ta priste aty deri sa të kthehej, por nuk ia doli të kthehet asnjëherë.

Boksieri i njohur me nofkën “Mbreti”, u gjend ditën e djeshme në një pyll ku ishte ekzekutuar i mbuluar me gjethe dhe në një kanal të ujërave të zeza.

2 komente në “Boksieri 27-vjeçar, zbulohet kush është shqiptari që u gjet i masakruar në një pyll në Gjermani”

  1. Drenicak says:

    Nga pamja po duket si terrorist!
    Kame jetu plot 15 vite në Gjermani por kerkush nuk më ka keqtrajtuar.
    Cili gjerman ka deshir me pa ksi njerëzish në vendin e tyre…

  2. Tyty says:

    Nuk e ka vrare gjermani or ti mik….Ka shkuar te takoje mikun e tij ne pyll thote artikulli..Shqiptare/kosovare kriminele do kene qene ata qe e kane vrare!

    Kush theret me njeri-tjetrin me thika ne Europen e shek. te 21-te? …faren e keqe e kemi mes nesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje