Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në turneun e boksit “Shkodra Boxing Night”, që po zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit verior. Boksieri bullgar Isus Velchkov ka ndërruar jetë gjatë duelit që ishte duke zhvilluar ndaj durrsakut Ardit Murja.
Sipas “shkodrasport.com”, ngjarja ndodhi në raundin e pestë të duelit mes dy boksierëve. Fillimisht boksierit bullgar iu dha ndihma e parë direkt në ring nga mjeku i turneut dhe u duk sikur Velchkov është përmendur. Më pas ai u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës, ku dhe ka ndërruar jetë.
Mësohet se boksieri bullgar ka patur një arrest kardiak, duke mos e përballur dot ritmin e sfidës. Një ngjarje e rëndë që ka ndërprerë për minuta të tëra turneun, që nuk dihet nëse do të vijojë apo jo. Turneu, që duhej të ishte një festë sportive në Shkodër, është kthyer në një tragjedi, që ka tronditur të gjithë.
Eshte per te ardhur keq.Eshte ne nje moshe te re,qe, ka patur endrrat e tija te bukura. Vertete eshte per t’u tronditur.U mpreht ne paqe.
Eshte hera e dyte qe ne Shkoder vdesin boksieret.Te parin nuk mbaj mire mend vitin Por ne stadiumin e lojrave me dore vdic nje boksier dhe at
here FSHB e ndaloj krejtesisht boksin si sport dhe i dyti ky i sotmi ne mes te bullgarit dhe Durrsakut.
Ka qenë viti 1959 kur Abas Haxhia nga Durrësi, skënderbegas, pasi mposhti kundërshtarin ndërsa po pushonte në një stol në lulishte pësoi goditje në zemër dhe ndërroi jetë. Ishte i vetëmi djalë në një familje durrsake, shoku im i bangës në vitet 1954-1956
Pse budalla ishte Enveri qe e kishte ndaluar kete lloj kafsherie qe vetem sport nuk eshte… Nje mjek gjerman ka thene : Nuk e kuptoj si quhet sport goditja me grushte e kokes se njeriut qe mban organin me delikat: Trurin.