Rama viziton të lënduarit te spitali i Traumës: Çdo godinë do verifikohet dhe do t'i jepet zgjidhje, nuk do të lëmë asnjë mbrapa

22 Shtator 2019, 13:34Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte në spitalin e Traumës ku vizitoi të lënduarit nga tërmeti.

“Të gjithë janë gjendur në krye të detyrës dje, ky është një moment falenderimi. Nuk ka pasur goditje fatale, plagët nuk kanë qenë ekstreme, kishte kujdes maksimal. Gjithçka është përballuar më së miri nga të gjithë.

Duhet sa më shumë qetësi, nuk kemi humbje njerëzish dhe dëmtime të rënda në banesa. Çdo godinë do verifikohet dhe do jepet konkluzioni mbi rëndësinë e plasaritjeve. Kush ka frikë të qëndrojë në shtëpi, ka në Durrës 700 shtretër dhe kushte optimale.

Do lutesha që të gjithë të mos përhapin panik, të mos ushqejmë frikë. Jo të gjithë plasaritjet përbëjnë rrezik. Çdo gjë do verifikohet, nuk duhet të rrisim ndjenjën e alarmit. Nuk do të lëmë asnjë mbrapa, qytetarët të bëjnë me dije problemet.

Duhet durim dhe pak kohë nga ana e të gjithëve”, tha Rama.

Strukturat kanë mundur ta përballojnë situatën?

‘Në radhë të parë të gjithë që kemi qenë të organizuar menjëherë, sepse qoftë ministrja e Shëndetësisë, ajo e Mbrojtjes, apo prefektët kanë punuar me trajnime të protokollëve që janë gati për emergjencat.

Gjithçka ka funksionuar më së miri. E mira s’ka fund asnjëherë, por gjithçka është përballur më së miri’, tha Rama.

2 komente në “Rama viziton të lënduarit te spitali i Traumës: Çdo godinë do verifikohet dhe do t’i jepet zgjidhje, nuk do të lëmë asnjë mbrapa”

  1. USA says:

    Me e mira u befte. Aman kush rrin afer rames ata qe slenin gje pa e share me e mira mund behet.

  2. h says:

    Ashtu siç zgjidhët tërmetin në Korçë ?
    Apo siç kthyet pronat e grabitura ?
    Fati juaj është se nga ana tjetër qëndron një komunisto-pseudodemokrat vrasës dhe mafjos si berisha,
    dhe një hajdut të njohur si meta-baxhella.
    Sikur të kishte një klasë politike siç duhej,ti nuk duhet të ishe në pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje