Trump sanksionon Bankën e Iranit: Sanksionet më të mëdha të vendosura ndonjëherë

22 Shtator 2019, 21:27Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se ka urdhëruar sanksionet më të larta që ekzistojnë ndaj bankës qendrore të Iranit. Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, tha se banka qendrore ishte burimi i fundit i fondeve të Teheranit.

“Ne kemi shkëputur tashmë të gjithë burimet e financimit ndaj Iranit”, tha Mnuchin. Trump tha se barrierat e reja ndaj iranit përbëjnë “sanksionet më të mëdha të vendosura ndonjëherë ndaj një vendi”.

Komentet e presidentit vijnë pak ditë pasi ai lajmëroi në Twitter se ka udhëzuar Mnuchin që të rrisë bindshëm sanksionet ndaj Iranit. Zyrtarët amerikanë, përfshirë Steven Mnuchin dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, kanë akuzuar Iranin për orkestrimin e sulmeve shkatërruese ndaj fabrikave të naftës në Arabinë Saudite.

Irani ka mohuar përfshirjen në sulme. Pentagoni deklaroi më herët gjatë javës se sulmet kanë përkeqësuar ndjeshëm tensionet në rajon. Sanksionet e reja ndikojnë Bankën Qendrore të Iranit, Fondin e Zhvillimit Kombëtar të Iranit dhe kompani të tjera vendase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje