SHBA shton me 1000 trupa prezencën ushtarake në Poloni

21 Shtator 2019, 10:11Bota TEMA
SHBA shton me 1000 trupa prezencën ushtarake në Poloni

Krzysztof Szczerski, shef kabineti i preisdenti polak, njoftoi se kjo deklaratë do të nënshkruhet në New York dhe ajo është ideuar një muaj më parë në Varshavë. Szcerski ka shtuar se në takim do të jenë edhe ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm.

Në qershor palët ranë dakord që SHBA të shtojë me 1000 trupa prezencën e vet ushtarake në Poloni ku aktualisht mban 4 500 trupa në kuadër të NATO-s.

Polonia është krahas Lituanisë dhe Letonisë një ndër vendet që percepton më shumë se kushdo rrezikun rus, sidomos pas ndërhyrjes në Ukrainë.

1 komente në “SHBA shton me 1000 trupa prezencën ushtarake në Poloni”

  1. Dardan says:

    Ka ikur koha e dergimit te trupave ushtarake amerikane ne territoret e 50 shteteve te Bashkimit Europian.
    Europianet duhet t’i lene kafenete e kabarete dhe te organizojne mbrojtjen e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje