Gërmimet në qytetin antik Assos, arkeologët zbulojnë skulpturë luani të lashtë 2.200 vjet

20 Shtator 2019, 15:52Bota TEMA

Arkeologët turq zbuluan një statujë luani të vjetër 2.200 vjet që i përket periudhës helenistike në qytetin antik Assos në perëndim të Turqisë, raporton Anadolu Agency.

Kreu i ekipit gërmues, Nurettin Arslan, profesor që drejton gjithashtu departamentin e arkeologjisë në Universitetin Onsekiz Mart në Çanakkale, tha për AA se gërmimet në Assos, një nga qytetet limanore më të rëndësishme të epokës antike, kanë filluar me një ekip prej 25 personash në korrik, duke shtuar se punimet sezonale do të përfundojnë muajin e ardhshëm.

Skulptura e luanit u zbulua në gërmimet e një kompleksi që dikur ka qenë një bujtinë gjatë asaj periudhe, tha ai.

Gërmime janë zhvilluar gjithashtu në agora, ose qendra të lashta të qytetit me strukturë bizantine, shtoi Arslan.

Gjatë gërmimeve në zonë u zbulua gjithashtu një furrë prej guri 1.500-vjeçare, që daton nga periudha bizantine.

Arkeologët turq kanë kryer aktivitete arkeologjike të pandërprera në qytetin antik që nga viti 1981, pasi studiuesit amerikanë filluan punimet e tyre në zonë në vitet 1800.

Assos, që gjendet në një kodër shkëmbore me pamje nga deti Egje në provincën veriperëndimore Çanakkale, ka shërbyer si vendbanim për shumë shoqëri gjatë shekujve, ndërsa në ditët e sotme ajo është një destinacion popullor për qindra mijëra turistë çdo vit me teatrin antik, agorën, nekropolin dhe muret antike.

4 komente në “Gërmimet në qytetin antik Assos, arkeologët zbulojnë skulpturë luani të lashtë 2.200 vjet”

  1. Zigur Qarri says:

    Germo tare germo se historine e greqise lashte do zbulosh. Te ardhur nga azia minore jeni o turq ‘autoktone ‘

  2. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    te pakten ”zbulimet” e turqeve nuk citohen si turke por greke,ndersa keta edepsezat turkoshqipfoles ”autocthonus” cdo agalmataki grek e vaptisin si ”alvano autocthonus ”!!!!!!

  3. Hena says:

    HAHAHAH….periudha helenistike?!?!?!?
    Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Shihni historine e shkruar dhe hartat: nuk ka patur ndonjehere shtet “Greqi” apo “Heladhë” apo “Helen” dhe as “helenë”. Principata e vogel fetare me emrin jo-grek “Greqi” u krijua nga Anglia-Rusia-Franca vetem ne vitin 1830. Nuk ka pakice “greke” as ne Shqiperi; ato jane thjesht shqiptare besimtare te krishtere ortodokse të gënjyer.

  4. Spartakos Thrakiotis says:

    Bravo e madhe ne turqit orgjinal qe deklaruan per skulpturen se i perket periudhes Helenistike. Jane realiste treguan te verteten dhe nuk thane se e sollen te paret e tyre nga Mongolia.
    Ja te shohim se cfare do te deklarojne Turqit Imitation???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje