"Babale"/ "Kam bërë zërin e Agronit", Alizoti "fundos" Ervin Salianjin: Na premtoi 200 mijë euro, regjistrimin do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn

23 Shtator 2019, 13:09Kronika TEMA

Sot në gjykatë është zhvilluar seanca e radhës për dosjen Babale, ku Fredi Alizoti është marrë i pandehur për akuzën e kallëzimit të rremë pasi tek audio-përgjimi pati rolin për të bërë zërin e Agron Xhafës vëllait të ish ministrit Fatmir Xhafa.

Gjatë Dëshmisë së tij, Alizoti ka zbuluar të tjera detaje, rreth dosjes së famshme “Babale”, ku ka hedhur akuza të forta në drejtim t ëish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Alizoti ka pranuar para prokurorrëve se ka bërë zërin e Agron Xhafajt dhe lekët ka thënë se do ia jepte Ervin Salianji, i cili sipas tij kërkonte ta përdorte audion, për të goditur Fatmir Xhafën, ish-ministrin e Brendshëm.

Gjykata: Sa ishte shuma që iu premtua për atë veprimin, dhe për çfarë?

Fredi Alizoti: 200 mijë euro për regjistrimin që do të bëhej. Unë kam bërë aty zërin e Agronit, lekët do të mi jepte Ervin Salianji. Mua nuk mu dha shuma dhe prandaj kam bërë kallëzim penal. Regjistrimin e dërguam tek zyrat e PD te Ervin Salianji, do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn.

Gjykata: Biseduat nëse do i merrnit lekët?

Fredi Alizoti: Po por unë nuk i mora. Në atë kohë kam ndenjur te Sali Lusha për lekët. Na thonin jo sot jo nesër. E kanë veshur me mjekër e paruke Albert Veliun. Për ta dërguar në Kosovë, më ka thënë kamarieri të PD-ja. Unë do merrja 100 mjë euro. Se paratë do ndaheqin. Mu dukën shumë dhe thash hajd se po e bej. Albert veliu ka numrat e gjysmave të biznesmeneve ne tiranë.

Avokati Ledio Braho: Kur e ndatë mes jush që të bënit regjistrimin?

Fredi Alizoti: Në janar dhe do merrja 100 mijë unë dhe Albert Veliu. Përvec vleres monetare albert veliu kishte edhe përfitimin për azil politik. Mendoj se ai i ka marrë shumën e parave që u ra dakord. Me mbajti ne ajer. Mori vet azil dhe iku e mua me la ne ajer. Albert veliu nuk ka qene korrekt me mua.

Gabimi im me i madh dhe faji im edhte qe nuk e regjistrova dhe ta shihnit qe cfare me ka thene. Se do imitoja zerin e agron xhafes e ka ditur vetem nje shoku im nga elbasani. Nuk ia kam idenë fare për çfarë ka thënë Rama jam me tetë klasë shkollë. Te pd jam takuar me ervin salianjin dhe gazment bardhin. Kane qene edhe disa persona te tjere. (TemA)

6 komente në ““Babale”/ “Kam bërë zërin e Agronit”, Alizoti “fundos” Ervin Salianjin: Na premtoi 200 mijë euro, regjistrimin do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn”

  1. Moisi Golemi says:

    Do e vrisnin nqs do shkonte aty në 12 të natës. Dhe pastaj do fajësonin Xhafajn. Pushtat e PD.

  2. Xeni pa qime says:

    RROFTE PD PARTI E DERRAVE

  3. xxx says:

    Nje menyre e bukur per te fituar para, pa punuar vetem duke aktruar,

  4. Kapterri says:

    Ti mor kopan me duket se nuk ke mbaruar edhe filloren. Brezi i pjerdhur i Sali Berishes qe i shkredheu shkollat nga 1992-shi

  5. Ka rendesi qe PD eshte parti qe e mban fjalen e dhene, duro se do te paguhesh per punen qe ke bere, ler numrin e llogarise tek SHQUP-i dhe paret do xhirohen ne llogarine tate, minus tatimin mbi te ardhurat 15 %, pra do maresh 85,000 euro. Je i kenaqur me kaq ?

  6. Shqupi says:

    Gazmend Bardha dhe Ervina Salianjesha ne nje qeli me Qim Picken hahaha oo turpet e ketij vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje