Drejtori i Ndërtimeve: Ndërtesat e vjetra më të rrezikuara për shembje, ja pse

23 Shtator 2019, 22:15Sociale TEMA

Drejtori i Institutit të Ndërtimeve Agron Hysenlliu deklaroi se zona e Vorës është ndër më të rrezikuarat në vend.

Hysenlliu tha se ndërtesat që janë ndërtuar herët kanë më shumë rrezik për shembje, për shkak të lidhjes së ngushtë që ka materiali.

“Vora është në mikro-zona të rrezikuara. Inxhinierët kanë verifikuar 105 banesa në zonën e Vorës. Toka është për të ndërtuar, por ka të bëjë me cilësinë e ndërtimit.

Në Vorë materialet e ndërtimit kanë qenë të vjetër, kanë degraduar. Ky ishte një tërmet mbi mesatar, pra i fuqishëm.

Pallatet janë ndërtuar me tulla. Tullat mund të jenë element i mirë, por lidhja, që janë llaçi janë të dobët”, tha Hysenlliu.

3 komente në “Drejtori i Ndërtimeve: Ndërtesat e vjetra më të rrezikuara për shembje, ja pse”

  1. Xumja says:

    Sa me shpejt ta heqin, aq me mire eshte. KY PERBETOHEJ PUBLIKISHT SE I KISHIN VLERESUAR BANESAT E DEMTUARA NGA TEMETI NE KORCE 4 HERE.

  2. fati says:

    Pirdh o mender inxhinjer, pirdh. Ndertesat e vjetra e kane treguar vehten me disa prova. Pallatet ne Trane qe u demtuan nuk ishin te vjetra, por te reja edhe tek Astiri edhe tek liqeni.

  3. faro says:

    Nuk është gjuhë profesionale, kjo e drejtorit. Përfaqësuesi I një INSTITUTI, zgjedh me kujdes gjuhën e treguesve të saktë shkencor dhe nuk pranon kurrsesi të flas si qytetar I papergjegjshem, me fjalë krejtësisht të pergjithshme.
    Si ja lejon vetes mor DREJTOR!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje