FOTOT/ Stuhi e vetëtima në Tiranë, rrëzohen edhe pemë. Veliaj: Minimizoni lëvizjet

23 Shtator 2019, 20:54Sociale TEMA
FOTOT/ Stuhi e vetëtima në Tiranë, rrëzohen edhe pemë.

Moti i keq me shi, erë të fortë e vetëtima, ka përfshirë Tiranën mbrëmjen e sotme. Si pasojë, në disa rrugë të kryeqytetit kanë filluar edhe problematikat e para.

Sikurse mund të shihet edhe në foto, disa rrugë, në Zog të Zi, Unazë të re, dhe në zonën e 21 Dhjetorit, janë përmbytur, duke e bërë të vështirë kalimin për qytetarët.

Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar edhe disa pemë, ndërsa kryebashkikau Erion Veliaj, i ka bërë thirrje qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet.

“KUJDES! Stuhia e shirat kanë rrëzuar disa pemë  në akset kryesore të Tiranës

Minimizoni lëvizjet  teksa ekipet tona pastrojnë rrugët e heqin pemët e dëmtuara

Në rast rreziku/nevoje  112

Me pak kujdes do e kalojmë dhe këtë sfidë, si çdo tjetër këtë javë!”, shkruan Veliaj.

Sipas meteorologëve moti i keq do të vijojë të jetë prezent edhe ditën e nesërme, deri pasdite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje