Hazbiu mallkon gjithë ata që shpikën panikun për tërmetin

23 Shtator 2019, 20:28Antena TEMA

Pas panikut të madh që kapi kryeqytetin, pas lajmeve të rreme për tërmetet në vazhdim, Hazbiu vendosi t’i mallkojë një për një të gjithë ata që shpikën lajme për tërmetin.

Në fillim e nisi me Ilir Metën:

“-O Ilir Meta, ti që na takse tërmetin, mos të gjetë qetësi shpirti dhe t’u çaftë pllaka e varrit nga tërmeti, pas vdekjes, e ishallah të hyftë SPAKU nga e çara e varrit.

-O Sali Berisha. Ti që shpike lajmin se do bjerë tërmet më 23: 30, që të bëhej Tirana rrëmujë, të caktoftë Qim Peka ditën e arrestimit dhe mos të ardhtë asnjë tropojan në gjyq.

Vetëm kështu mund të merret haku i atyre tiranasve që braktisën shtëpitë dhe u gjenden të vjedhura pas panikut që hape.

-O Qim Peka, zoti martë hak e të lëntë kështu siç je, sa të vdesësh.

-O ti Shkëlzen, ju mbarofshin lekët e atij Spahisë së Tatimeve dhe të dënoftë zoti të paguash portalet me lekët e tua, se vetëm kështu mund të bësh një tërmet më të madh se ai i Gërdecit.

O ti sizmiolgu grek. Ti që do të bësh si Kasandër në Shqipëri, rënç në dorë të Kleves Balliut dhe përfundofsh në kopertinë libri, nën titullin “Ilir Meta mes Kasandrave”.

Vetëm atëhere shqiptarët do ta kuptojnë që je budalla.

-O Tit Vasili, ti që na kërkon llogari pse nuk besojmë Ilir Metën, t’u mbarofshin farat e lulediellit dhe hëngsh kakërdhi deleje në trotuar.

-O Tan Fuga, o profesor gazetarie, ti që justifikon lajme të tilla, të shkruaftë nekreologjinë ai Rakipllari i lajmit, që t’u dukesh njerëzve lugat në ceremoni, e t’ia mbathin duke të lënë vetëm në varreza.

-O Lul Basha, po ku je mo burrë se s’më del asnjë mallkim për ty.”

2 komente në “Hazbiu mallkon gjithë ata që shpikën panikun për tërmetin”

  1. Hm bomba says:

    Andrea eshte artist, nxjerr nga barku cfar ndien per keta flliqesira i maskuar me figuren e Hazbiut…. humor gjenial

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje