Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi se autorët të cilët krijuar lajmin e rremë se një tërmet do të binte në orën 23:30, do të përplallen me fuqinë e ligjit 8 ballë.
Në një konferencë për shtyp, Braçe u shpreh se shteti është në funksion të plotë pas tërmetit të së shtunës, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur.
“Dje shoqëria shqiptare, siguria publike dhe kombëtare, ligji penal, u sfidua, u kërcënua, në kufijtë e kaosit, me dhunë dhe plaçkitje të mundshme. Nga lajmi i rremë i fabrikuar qëllimisht nga Syri.net, shembull i gazetarisë kriminale, politike dhe të kapur.
Por kërcënimi serioz i rendit kushtetues, sigurisë publike dhe kombëtare kërkon të njëjtën vendosmëri për t’u përballur ligjërisht me lajmet e rreme, prodhuar në media dhe shpërndarë nga një rrjet kriminal dhe që dje shkaktoi panikun më të madh që mund të kishte pasoja shumë të rënda për jetën e qytetarëve dhe pronën. Cdo gërmë në atë lajm ishte e qëllimshme dhe ishte e rreme.
Referimi në Top Channel me sizmologun grek, që për fat të keq po kërkon të bëhet protagonist ishin të rremë. Cdo gërmë ishte e paligjshme për lënien e shtëpive, por edhe pse jo rrezikimin e njerëzve në rrugë.
Autorët e këtij lajmi të rremë dhe zotëruesit e këtij rrjeti kriminal të përhapjes së ketyre lajmeve të përballen me fuqinë 5.8 ballë me itensitet 8 ballë. Të bëjnë ctë duan të sajojnë alibinë e asaj që ndodhi, cdo gjë është e faktuar. Forca e ligjit do i japë fund këtij fenomeni njëherë e mirë.
Loja me lajmet e rreme që kërcënon jetën e qytetarëve do të marrë fund tani ligjërisht edhe për një arsye tjetër, për t’i dhënë lirinë qytetarëve të marrin informacion e duhur. Askush nuk do të ketë ndërmend lotët e përpëlitjet e foshnjeve në shkallët e pallateve, apo në makinat e prindërve. Nuk kam ndërmend të fal ankthin e prindërve.
Kush nga këta që mendon se cudia më e madhe zgjat tre ditë apo që do i dalë për zot cilindo politikan madje edhe ai që për 30 vite ta poshtërojë këtë popull duke ngjallur frikë dhe panik, do të përballet me ligjin deri në fund dhe do të marrin atë që meritojnë.
Kemi zgjedhur që punën ta bëjmë drejtpërdrejtë nga terreni. Nuk e bëjmë për t’i treguar njerëzve se çfarë bëjmë ne, por për t’i treguar të tjerë njerëzve se çfarë duhet të bëjnë para se të dalin në televizor.
Ju konfirmoj se e gjithë infrastruktura rrugore është e sigurt. E gjithë infrastruktura e ujësjellësve është e aksesueshme dhe e sigurt. E gjithë infrastruktura energjetike është e aksesueshme dhe e sigurt. E gjithë infrastruktura shëndetësore është e aksesueshme dhe në funksion të plotë. E gjithë infrastruktura arsimore është e aksesueshme.
Shteti është funksional dhe po shërben me të gjithë fuqinë e tij. Nuk ka asnjë element të kaosit, neglizhencës apo të moskryerjes së detyrës.
Kryeministri po udhëheq të gjithë menaxhim e kësaj situate. Ministrja e Mbrojtjes, një supergrua, ka 48 orë në krye të menaxhimit të emergjencave civile dhe çdo strukture tjetër të ngritur menjëherë në funksion të përballimit të kësaj emergjence, atje te njerëzit”, tha Braçe. (TemA)
Keto konfirmimet e tua jane ilaç vetem per gjumë.Eshte film i perseritur,nuk e mbajme mend numrin e kesaj serie,por njelloj si te tjerat.Eriono,mjaft me lloqe,kur nuk keni byth me bo shtet.
Ska nevoj per burge. Thjeshte padi civile me nga $1000 dolarr demshperblim moral edhe fizik per mashtrim edhe panik, se burgu ska vler, edhe flasim bashke!!! Le te dali nga burgu edhe per 1 ore po te doje.
Ska nevoj per burge. Thjeshte padi civile me nga $1000 dolarr demshperblim moral edhe fizik per mashtrim edhe panik per cdo person te prekur. se burgu ska vler, edhe flasim bashke!!! Le te dali nga burgu edhe per 1 ore po te doje.
Nuk e kuptoj gjuhen e ketij zv k / ministrit .. ! Nese behet fjale per nje parashikim nga njerez jo kopetente , medija te mos lejoje trasmentimin e tij . Nese parashikimi behet nga sismologe , njeres te njohur te kesaj shkence por qe ne fakt nuk realizohet me ato permasa qe thuhet , nuk ka gje te keqe , pasi ai eshte parashikim ,qe ju sherben njerezve te jene te vemendeshem . ZV K/ MINISTRI NUK KA KOPETENCA TE FUTE NJEREZ NE BURG . kJO ME KUJTON KOHEN “E DI C`TE BEJ UNE ? TE HEDH HEKURAT NE VEND “..! Dhe ne ato kohe ata qe i perdornin keto shprehje qe kryesisht ishin baballaret apo te afermit e ketyre qe drejtojne sot , nuk kishin fuqi ligjore sikurse ishte e saksionuar ne koshtetuten e vendit . Pershendetje dhe merruni me pune te dobishme per te miren e popullit , sigurroni rrendin , pasi kater viktima dhe dy “kandidate ” keni vetem ditet e sotme zoti zv/ k/ minister ..!
Erjon je shume i frikshem burre. I tmerrove te gjithe me kercenimet e tua. Ke 6 vite qe thua do u bejme kete, do u bejme ate, dhe vetem ham, ham, ham,…….
Shtyje jeten ne parlament dhe bej ca pare vet dhe te afermit dhe mos e rruj nga ky popull fare, po fare aman.
Ore Braçe pse kaq shqetësim për qeveritarët.Ai bëri thirje për tërmet të fuqishëm dhe njerzit dolën jashtë për të mos ndodhur e keqja.Pra njerzit dolën nuk ndodhi gje dhe kjo gjë e mirë.Po të kishte viktima si do theshit bëri gabim?Jam dakort që sismologët në këto raste duhet të jenë prezent në televizion të japin udhëzme dhe nga ana tjetër pse populli u tregua kaq budalla?Nuk folën specialistët e tërmeteve por një gazetar.Unë nuk do ti besoja këtij gazetari po për mua kjo histori u mbyll pa viktima.Ppse nuk shqetësoheni për Berishën që tmerron të gjallë dhe të vdekur por mëreni menje gazetar?Ppse nuk arrestohet Berisha apo seicili që mashtron që të vërtetojë ato që thotë?Mos u merni me këtë gjëra sepse çdo gjë që thuhet dhe shkruhet është mashtrim që nga qeveria dhe bëhet për të shitur gazeta dhe lajme..
Brace, nqs ata njerez i fusim neper burgje i bie te shpenzojme akoma per ti mbajtur me buke. Le te denohen me $2000 – 5000 secili dhe paret te shkojne per mbulimin e demeve