FOTOT/ Shkencëtarët zbulojnë kontinentin humbur 140 milionë vite më parë, fshihet poshtë Shqipërisë

24 Shtator 2019, 10:10Bota TEMA
FOTOT/ Shkencëtarët zbulojnë kontinentin humbur 140 milionë

Adria e Madhe quhet kontinenti i humbur që fshihet poshtë detit Adriatik dhe rajonit të Evropës Juglindore, ku përfshihet edhe Shqipëria. Zbulimi është bërë nga Universiteti i Utrehtit në Holandë.

Kontinenti që ka patur përmasën e ishullit të Greolandës, është zhdukur rreth 140 milionë vite më parë.

Gjurmët e tij gjenden përreth detit Adriatik, në Itali dhe Kroaci, ndërsa skemat kompjuterike gjatë analizimit gjeologjik të Tokës në 240 milionë vitet e fundit, tregojnë për ekzistencën e Adrias së Madhe.

240 milionë vite më parë Adria e Madhe ishte pjesë e superkontinentit Pangea dhe shpërbërja mendohet se ka nisur 100 milionë vjet më parë. Ajo u shkëput nga veriu i Afrikës, Iberia dhe Franca, duke krijuar një kontinent aty ku sot është deti Mesdhe dhe Lindja e Afërt.

Si pasojë e lëvizjeve të shumta tektonike, Adria u zhduk por pjesë të saj krijuan Alpet, Apeninet, Ballkanin dhe Turqinë.

3 komente në “FOTOT/ Shkencëtarët zbulojnë kontinentin humbur 140 milionë vite më parë, fshihet poshtë Shqipërisë”

  1. # says:

    Merreni me mend sa i madh qenkesh kontinenti qe fshihet poshte shqiperise.

  2. Shabani says:

    Genjeshter si e Bermudeve dhe e Atlantides.

  3. Bimi says:

    Eshte realitet se bota ka ndryshuar dhe do ndryshoje ne vitet qe vijne si nga siperfaqja ashtu dhe nga klima. Majtistet duan te na mbushin mendjen se levizjet e detit sot jane te jashtezakonshme dhe krijuara nga ngohja globale e shkaktuar nga njerezit. Peralla per dimer dhe per injorante qe shiten si intelektuale. Ne vend qe te stopojne rritjen milioneshe te Azise qe te ulet konsumi e mos kemi probleme duan te na kthejne ne shpella.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje