Trump i prerë: Nuk do të takoj iranianë në OKB

23 Shtator 2019, 16:12Bota TEMA

Nuk mund ta përjashtoj kurrë, por tani për tani nuk kam qëllim ta takoj Iranin në kuadër të samitit të OKB, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump.

Presidenti iranian, Hasan Rohani pas marrjes së vizës nga autoritetet amerikane u nis për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB dhe synon të paraqesë planin e tij të paqes për rajonin, të quajtur “Koalicioni për shpresën”.

Kreu i Republikës Islamike do të takohet me disa liderë botërorë, ndërsa një përballje me presidentin amerikan Donald Trump mbetet e përjashtuar për momentin./

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje