FOTOT/ Përplasja me SHBA, Irani tregon forcën: Qëndroni larg nga rajoni dhe kombet tona

23 Shtator 2019, 10:50Bota TEMA
FOTOT/ Përplasja me SHBA, Irani tregon forcën: Qëndroni larg nga

Presidenti iranian ka paralajmëruar Perëndimin të ‘qëndrojë larg’  nga rajoni dhe kombet e tyre ndërsa ka treguar forcën e vendit të tij gjatë një parade ushtarake.

Presidenti Hassan Rouhani denoncoi praninë e forcave të huaja në Gjirin Persik dhe tha që Irani do të paraqesë një plan paqeje, pasi armiku i Shteteve të Bashkuara urdhëroi përforcime në rajon.

Fjalimi i tij erdhi ndërsa ai dhe gjeneralët e tij u përshëndetën nga ushtarët që marshuan pranë tyre në unison të ngushtë përpara tempullit të Ajatollah Khomeini në Teheran.

Parada ushtarake shënoi dje 39 vjetorin e fillimit të luftës tetëvjeçare me Irakun që filloi kur Saddam Hussein pushtoi Iranin në 1980 dhe njihet si ‘mbrojtja e shenjtë’. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje