"Brexit pa marrëveshje, ”tërmet” për makinat europiane"

23 Shtator 2019, 11:23Bota TEMA

Një Brexit pa marrëveshje do të ketë një ndikim sizmik në industrinë europiane të automobilave.

Kjo sipas krerëve të 23 shoqatave europiane të biznesit të automobilave që paralajmërojnë kundër një dalje traumatike të Britanisë së Madhe ku ata kanë seli dhe fabrika, si kompanitë gjigante të automobilave BMW, Peugeot PSA, dhe Nissan.

Mediet ndërkombëtare raportojnë se në rrezik janë miliarda euro dhe miliona vende pune.

“Dalja e Britanisë së Madhe nga BE pa një marrëveshje do të shkaktonte një zhvendosje sizmike për kushtet tregtare, me miliarda euro kosto që kërcënojnë të ndikojnë në zgjedhjen e konsumatorit dhe përballueshmërinë e të dy palëve’’, theksuan në deklaratën e përbashkët shoqatat evropiane të prodhuesve dhe furnizuesve të makinave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje