Rudina Hajdari: Të rinjtë janë shumë më të depresionur se më parë, fenomeni i rrjeteve sociale ndikon çdo ditë

24 Shtator 2019, 12:28Politika TEMA

Gjimnazistët e 5 qyteteve të Shqipërisë do të diskutojnë me deputetët lidhur me projektligjet që do të votohen në Kuvend.

Programi në fjalë do të udhëhiqet nga gjimnazistët e Parlamentit Rinor.

Në debatin e parë, e ftuar ka qenë Kryetarja e Grupit Parlamentar, Rudina Hajdari.

Ajo ka dhënë disa mesazhe për të rinjtë, duke u kërkuar atyre më shumë angazhim.

“Ju jeni brezi zë, keni një përgjegjësi shumë të madhe.

Jetoni në një ambient teje të ngarkuar me informacion dhe fenomeni i rrjeteve sociale ju ndikon çdo ditë. Shumë studime thonë se të rinjtë janë shumë të depresionur se më parë.

Kjo kërkon që ju të jeni më të përgjegjshëm dhe që ju të merrni vendimmarrje çdo ditë. 

Nuk është e lehtë të vish këtu, sepse disa prej jush mendoni: Ja dhe një aktivitet tjetër. Mos kopjoni njëri-tjetrin, atë që thoni mbrojeni deri në fund. Kjo kërkon që ju të jeni më të përgjegjshme që ju të merrni vendimmarrje çdo ditë. 

Disa prej jush mendoni ja dhe një aktivitet tjetër, por mendimi juaj në lidhje me këtë projektligj është shumë i rëndësishëm” ,tha Rudina Hajdari.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje