Reja me superlativa: Shqipëria s’ka luajtur kurrë kaq mirë

25 Shtator 2019, 15:48Sport TEMA

Duke kaluar te situata e Shqipërisë në grupin eleminator të Evropianit, tekniku kuqezi pohoi se fitorja me Islandën ka rindezur shpresat për një kualifikim të mundshëm. Megjithëse tashmë, kuqezinjtë i pret transferta e vështirë në Turqi. “Duhet patjetër ta fitojmë ndeshjen e radhës me turqit. Përndryshe, do të jetë çdo gjë e pamundur…

Por Turqia në shtëpi ka thyer Francën, prandaj është një fushë tepër impenjative. Mirëpo, kurrë nuk ka rezultat të sigurtë. Gjithmonë vijnë befasitë, sic ndodh edhe në kampionatin italian”, ka pranuar Reja.

Sidoqoftë, ai ka theksuar faktin se stafi teknik dhe lojtarët e Kombëtares shqiptare po bëjnë një punë të mirë. Ndërsa ka dashur të evidentojë meritën e tij të afrimit të disa lojtarëve të rinj, që kanë rezultuar zgjedhje të goditura.

Sipas Rejës, e rëndësishme është që skuadra po bën progres, q sa në Shqipëri po thuhet se nuk e kanë parë kurrë Kombëtaren të luajë një futboll të tillë. Por ai shpreson që skuadra që drejton të bëjë shumë më tepër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje