Rudina Hajdari: Rama sillet si i djathtë, Basha si i majtë. Unë qënkam armiku kryesor i opozitës, jo Rama?!

25 Shtator 2019, 21:50Politika TEMA

Deputetja e parlamentit shqiptar Rudina Hajdari e ftuar në emisionin” Real Story” në “News 24” zhvilloi një debat me analistin Arjon Sulo.

Hajdari u shpreh se kemi një situatë politike ku Rama po sillet si i djathtë dhe Basha si i majtë, ndërsa Sulo vlerësoi se reforma zgjedhore do kalojë me këtë maxhorancë ose do dalë e do futen opozitarët e bashkuar e do e kalojnë.

Arjon Sulo: Sot PD erdhi, kushtëzoi dhe iku. Zoti Kaso kërkoi largimin e z.Gjiknuri.

Rudina Hajdari: Ishte një zhgënjim për demokratët. Është një detaj që nuk mundet mos të përmendet sepse ishte detaj shumë i qartë.

Ky është një koment personal, nuk është koment që ka të bëjë me çështjet politike. Unë kam thënë se duhet të ketë ndëshkim të atyre personave që kanë tjetërsuar votën e shqiptarëve.

Kemi një Ramë që po sillet si i djathtë dhe Bashë që sillet si i majtë.

Arjon Sulo: Reforma Zgjedhore është gati e përfunduar. Sistemi zgjedhor nuk mund të bëhet pa kompromisin e dy forcave të mëdha politike. Bëhet dhe me referendum.

Rudina Hajdari: Armiku kryesor sipas opozitës na dilka se qenka Rudina Hajdari, nuk na qenka Edi Rama. Ju lutem, të respektojmë institucionet e vendit.

Arjon Sulo: Ju Edi Rama po iu përdor për presion ndaj opozitës.  Nëse PD e PS bëjnë marrëveshje për reformën zgjedhore, ju jeni jashtë loje.

Ralf Gjoni: Kam kërkuar largimin e z.Gjiknuri nga Komisioni Hetimor. Ata donin të merrnin peng reformën në drejtësi, parlamentin, edhe reformën zgjedhore, por nuk do ia dalin dot.

3 komente në “Rudina Hajdari: Rama sillet si i djathtë, Basha si i majtë. Unë qënkam armiku kryesor i opozitës, jo Rama?!”

  1. apapa says:

    Edhe baba i Rudines si i djathte sillej po ishte komunist dhe kriminel.

  2. Jugu says:

    Si mor e beni faktor kete femer qe duket e denje per asgje. Eshte aty vetem per tu perdorur keqazi nga Rama dhe keshtu te pastroj maman nga vettingu.
    Ikni o njerez nga ai vend lereni Rudinen te behet pjese e lukunise se vjedhesve si Rama, Meta, Berisha.

  3. Raimond vlonjati says:

    Kete vahze kot nuk e beni Anetare te Kryesise se PS
    Se kjo i ploteson te gjitha kushtet ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje