Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga takimi me kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotaqis.
Në një intervistë dhënë nga SHBA, Rma tha se takimi me Mitsotaqis ishte një prezantim miqësor, ndërsa shtoi se ka një vullnet pozitiv për të çuar përpara zgjidhjen e disa çështjeve të vjetra, të mbartura ndër vite.
“Me Mitsotaqis ishte takimi i parë, një prezantim miqësor.
Është e qartë se ka një vullnet pozitiv nga të dyja palët për të çuar përpara një proces të zgjidhjes së disa çështjeve të vjetra dhe të mbartura dhe ka një dëshirë të përbashkët.
Me presidentin serb dhe kryeministrin Zaev u dakordësuam për tu takuar për një bashkëpunim mes tre vendeve, takim që është hap për nxitur dhe të tjerët që të bashkohen.
Takimi ka rëndësi nëse biem dakord për heqjen e kufijve për njerëzit, mallrat, biznesin dhe për investitorët për të investuar në rajonin tonë pasi kemi nevojë për një treg më të gjerë”, tha Rama.
Por si e lexon kryeministri “Po”-në nga CDU/CSU, për hapjen e negociatave.
“Së pari, ishte qeveria gjermane një dritë jeshile për të shkuar në këshillin evropian për çeljen e negociatave për Shqipërinë, është gjëja më normale, duhet të mësohemi se duke çelur negociatat kemi çel një rrugë ku duhet të përmbushim mijëra kushte për të mirën tonë.
Negociatat janë për ta bërë Shqipërinë një vend evropian. Jam shumë i inkurajuar nga kjo dhe mirënjohes kancelares.
Jam mirënjohjes dhe tyre që e mbështetën Shqipërinë, por mirëkuptoj dhe ata që votuan kundër, do t’i mbushim mendjen dhe atyre”, tha Rama.
hapi syte more kokloqe Ram,takimi mes kristianesh ka vec nje perfundim:PAQE dhe MIREKUPTIM!
Cfare kufijsh do heqesh me serbine mor kokloqe kur se ke bere me kosoven sepse ju prishet monopoli kater pese veteve
Kur do shprehet zotrote per bllokimin e interneksionit te larte nga serbia qe ka 6 vjet qe pret dhe shqiptaret humbin 80 milion€ ne vit?
Po ben cmos me u duk paqeberes ne sy te perendimit sepse pushteti juaj (i gjithe juve) kalon andej pa u merakos fare se kush eshte interesi i atyre qe perfaqson
Nese ke koqe i ve takse si kosova sepse shqiptaret duan heqje doganash me europen dhe te jene pjese e saj dhe jo te zene vendin e kroacise ne jugosllavine e re
A e din mor kastravec qe serbia ben pjese ne zonen ekonomike me rusine,bjellrusine dhe kazakistanin?
Ti qe don heqje doganash me serbine ku po don me i cu shqiptaret?