Ish- kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë dhe nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, tha sot se, pas tre dekadave politika është në krizë dhe se vendi është pa përfaqësim.
Duke folur para studentëve të Universitetit të Shkodrës, ku ju dha “Çmimi i Karierës”, zonja Topalli u bëri thirrje të rinjve për “Një Lëvizje të Re”.
“Pas 3 dekadave politika është në krize; vendi është pa përfaqesim. Ekonomia nuk ec. Nuk ka as qeveri dhe as opozitë. Ata kanë deformuar demokracinë e brishtë. Ata, ose bëjnë pazare, ose bëjnë shantazhe ndaj njëri-tjetrit.
Është më mirë të ikin “4 shahistat” e të rrijnë shqiptarët. Nëse forcat e vjetra nuk reformohen, ka vetëm një zgjidhje: “Një Lëvizje e Re”. Lëvizje për ndryshim. Dhe mendimi im është tek të rinjtë e të rejat, dhe ju që keni gjithmonë zemrën e re”.
Zonja Topalli u bëri thirrje të rinjve që të bëhen autorë të fatit të tyre dhe t’i largohen dëshpërimit.
“Çfarë e bën këtë vend të veçantë jeni Ju. Mos e harroni këtë. Ata që janë në krye të partive kanë frikë nga ju. Më besoni mua. Mos lejoni më që t iu heqin fëmijët nga shtëpia e t’iua hedhin në emigracion. Mjegulla nuk mundet që të na errësojë përjetë shikimin.
Ndoshta ndonjë nga të rinjtë këtu do fillojë lëvizjen për ndryshim, e ndoshta nesër do jetë në Parlament për t’i kthyer vendit e Kuvendit shpresën e dinjitetin.
Ndoshta nuk do jetë në Kuvend, por do jetë në Bashkinë e tij për t’i dhënë shpresë qytetit. Do jetë në punën e tij për t ‘i dhënë jetë e perspektivë familjes. E si ju në Shqipëri ka me mijëra.
Përfytyrojeni kur të bashkohemi të gjithë bashkë.
Që vendit t’i kthehet shpresa, të rinjve mundësia për punësim, të moshuarve një pension më dinjitoz, shëndetit t’i jepet kujdesi e shërbimi i duhur, e në fëtyrat e njerëzve të kthehet buzeqeshja. Mjaft me dëshpërim. Bëhuni autorë të fatit tuaj”.
Mos moj Jozi. Po ti nuk ke me nder e dinjitet te flasesh per politike. Ti ishe sherbetore dhe shume here dhe e keqe se dilje ne balle te te keqijave per ti ber te ditur padronit Berishe qe ishe me te ne te mire dhe ne te keqe. Dhe ke pergjegjesi te madhe.
Pse nuk i permend me emra 4 shahistet apo nuk ta mban suma te permendesh emrin e padronit te vjeter Berishe, dhe te riut Rame. Ti ne kete gazete je degjeneruar nga Mero dhe mire ta ka bere. Tani te jep hapesire se i ben bereqet Rames. Te poshter te gjithe edhe ti, edhe Rama, edhe Mero.
Brezi ri duhet te nxjerr levizje te reja por jo me dirigjimin tend dhe te femijve te tu. Se ti ke siguruar 10 breza me pasuri, pak te trasheguar dhe pjesen tjeter te vjedhur dhe tjetersuar ne emer te trasheguares dhe te pushtetit qe te dha Berisha. Nga njerez si ti nuk shikon me te ardhme PD-ja, e vodhet, shkaterruat, dhe se keni per gje te kaloni ne anen tjeter tashme. Tere kohen e persekutuar e vendos veten.
Kart e djegur Jozefina, Patosi apo kushdo tjeter. Tani vetem “zhelet” u kane ngelur, pa lere kur thote qe do behesha si Marie Kyri! Pika Jozefines qe vete kallamoqet e Hysen Laçes di te perdor. Vetem andej nga arbet me motora i zgjidh problemet Jozi.
Miliona ka paguar duket miku I saj rama zerin e amerikes ende ne duart e sorosit per ta nxjerre tek zeri I amerikes kete robin. Keshtu mundohet ta ndihmoje ramen kjo duke terhequr vemendjen.e opinionit nga sulmi alla hitlerian mbi keqeverisjrn e mikut te saj rama. Integrim me kushte apo integrim me giant prapa. Sigurimi I shtetit nuk toleron demokraci ketu por pazarokraci.Kete duan dhe sherbimet e huaja armike.Zoti mund ta shpetoje shqiperine me doren e trump.
Shume mire te ikun shahidtat e rinj por ti ku e fut veten? Te shahistet e rinj?! Ik Zhozi , gezo pallatet dhe vilen ne bjeshke.