"Zëri i Amerikës": Zgjedhja e prokurorit të Përgjithshëm drejt fazës finale, ja kush është favoriti kryesor

25 Shtator 2019, 22:06Politika TEMA

Në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi sot listën zyrtare të kandidatëve në garë për prokurorin e ri të Përgjithshëm.

Pas vlerësimit të kushteve ligjore, KLP vendosi përjashtimin nga gara të avokatit Lulzim Allushaj, për shkak se nuk plotësonte kriterin e nje eksperience të spikatur 15-vjeçare.

Në listë tanime ka mbetur prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela, prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj dhe prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të vijojë me vlerësimin dhe më pas renditjen sipas pikëve të të tre kandidatëve. Në fund do të jetë parlamenti ai që do të marrë vendimin përfundimtar.

Emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm kërkon një shumicë të cilësuar me 3 të pestat e parlamentit. Në rast se ku quorum nuk arrihet, atëherë automatikisht, posti i kalon kandidatit të renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Zonja Marku kërkon të marrë një mandat të plotë, pasi u emërua nga parlamenti me një mandat provizor në dhjetor të vitit 2017.

Gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë në shënjestër të kritikave, sidomos të opozitës, për zvarritje sipas saj të hetimeve në çështje ku rezuton të implikuar eksponentë socialist, ndërkohë që dhe disa emërime apo lëvizje prokurorësh nga ana e saj janë shoqëruar, shpesh me polemika.

Prokurori Çela shihet si një favorit i fortë në garë. Ai është ndër të paktët që kaloi pa asnjë problem dhe pa ju ngritur asnjë dyshim, procesin e rivlerësimit, në të 3 kriteret e tij, atë formimit profesional, të pastërtisë së figurisë si dhe të pasurisë, kriter i cili ka qenë shkak që ka çuar në shkarkimin e pjesës dërmmuese të gjykatësve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar rivlerësimit, ndërsa ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të cilën e ka drejtuar dhe për disa vite.

Kandidatja e tretë Memçaj, ishte ndër të parët që kaloi testin e rivlerësimit. Ndërsa ka zhvilluar studime edhe jashtë vendit, ajo ka mbuluar detyrën e prokurores së Apelit që prej viti 2013, ndërsa më parë ka mbuluar detyra administrative në Presidencë, apo për disa muaj dhe si drejtore kabineti e prokurorit të Përgjithshëm në periudhën janar-shtator 2013.(VOA)

5 komente në ““Zëri i Amerikës”: Zgjedhja e prokurorit të Përgjithshëm drejt fazës finale, ja kush është favoriti kryesor”

  1. asd says:

    Menjanoni Markun. E dogji te gjithe kohen ne dispozicion duke i lustruar kepucet Rames dhe eshte treguar krejtesisht e pafuqishme ne rolin e saj.

    1. Revizori says:

      Asd,
      Ke te drejte. Me kane thene qe Arta Marku ka Dy shpata te mprehta ne shtepi.
      Ajo duhej te ishte veshur si Skenderbeu, te kishte dale neper Shqiperi, dhe t’u priste kokat gjithe armiqve te te madhi Sali Katunarit.
      Keshtu, apo Jo?
      Opo vazhdo. Kur ke nje telefon ne dore me internet, te duket vetja njeriu me i zgjuar i botes, dhe mund te japesh verdikte per shumë çeshtje, qe nga çmimi i domateve ne pazar, deri tek shpenzimet qe ben NASA per fluturime hapesinore.
      E pse Jo? Telefoni eshte i imi, shkruaj çfare te dua vetë.

  2. drini says:

    Me siguri “zeri i mrikes” do te zgjedhi Olsiani si nje nga kanidaurat me te pershtateshme per te!
    Në bazëtë nenit160,pika 5, neni 123 e në vijimtë ligjit96/2016“PërStatusine GjyqtarëvedheProkurorëvenë Republikëne Shqipërisë”,Prokurorii Përgjithshëmka vendosurfilliminehetimitdisiplinornë ngarkimtë prokuroritOlsianÇela, dukearsyetuarse ka kryerveprimenëkundërshtimme vleratthemeloretë figurëssë magjistratit,parashikuarnga neni3, pika5 e ligjit96/2016“PërStatusine Gjyqtarëvedhe Prokurorëvenë Republikëne Shqipërisë”, ka shkelurkërkesate nenit4 “Mbistandardete etikësdhe rregullate sjelljes”,të ligjittë mësipërmsi dhekërkesate nenit5 dhenenit10 të ligjit97/2016 !Gare e forte pritet te jete ,nuk e di ç’mendim kane ata te ambasades qe jane strikt me kriteret!Nje nga kriteret eshte te kete ndonje mase disiplinore dhe e dyta te kete drejtuar ne kohen e Saliut te pare!

  3. Koba says:

    Besoj se do te zgjidhet Marku.Eshte treguar shume dinjitoze dhe e zgjuar.Kerkonin ma shume prej saj ,po Ajo ishte vetem e Perkohshme dhe shume kompetenca ia kishin hequr.Po te vihet perseri do te shikoni Nje Burneshe Reale.

  4. Al says:

    Prokurori duhet te vihej nje i huaj…pa diskutim…re gjithe ketu shanrazhohen….nuk rezistojne dot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje