Autoritetet amerikane, rikthejnë arkivolin e vjedhur 2100 vjeçar në muze: Blihet me një çmim marramendës

26 Shtator 2019, 20:05Lifestyle TEMA

Autoritetet amerikane kanë rikthyer një arkivoli të vjedhur në Egjipt, para dy vitesh nga Muzeu Metropolit i Artit në New York City. Arkivoli 2,100 vjeçar i një prifti të quajtur Nedjemankh u paraqit në një ekspozitë artefaktesh strehimi nga Egjipti. Arkivoli i praruar u grabit dhe kontrabandua nga Egjipti në 2011.

“Deri më tani hetimi ynë ka përcaktuar se kjo arkivol është vetëm një nga qindra antikitete të vjedhura nga i njëjti rrjet shumëkombësh i trafikimit,” tha Prokurori i Qarkut në Manhattan Cyrus Vance, cituar nga agjensia e lajmeve Reuters.

Arkivoli, i cili daton nga Shekulli I para Krishtit, u ble nga muzeu prestigjoz për 4 milion dollarë, dhe u dërgua fillimisht në Gjermani, ku u restaurua para se të transportohej në Francë. Zyrtarët thanë se arkivoli i madh dhe i zbukuruar ishte varrosur në rajonin e Minya të vendit për 2,000 vjet para se të vidhej në 2011.

“Kjo nuk është vetëm për Egjiptasit, por kjo është për trashëgiminë tonë të përbashkët njerëzore,” është shprehur, Ministri e Punëve të Jashtme egjiptiane, Sameh Hassan Shoukry.

3 komente në “Autoritetet amerikane, rikthejnë arkivolin e vjedhur 2100 vjeçar në muze: Blihet me një çmim marramendës”

  1. Zigur Qarri says:

    Nendjemakh ishte shqiptar nga yzberishti

  2. sadna babul ka bidai says:

    SHUME VITEVE KANE NJE THESAR TE CMUAR DHE TE MENDOSH PAS SHUME SHEKULLI DUHET SHUME ME PAS KUJDES SE KOHERAT TREGOJNE NGRITJE ME SHIKU KU KANE PERFUNDU VITE ME RRADHE . GERMIMET MUND TE VERIFIKOJNE NJE CMENDURI NE TE VERTET MUND TE REZISTOJNE ME NJE KALUSHEM NE RAUND -RAUND TE RASTESISHT TE HABISHEM .SPEKTE

  3. sadna babul ka bidai says:

    SHUME VITEVE KANE NJE THESAR TE CMUAR DHE TE MENDOSH PAS SHUME SHEKULLI DUHET SHUME ME PAS KUJDES SE KOHERAT TREGOJNE NGRITJE ME SHIKU KU KANE PERFUNDU VITE ME RRADHE . GERMIMET MUND TE VERIFIKOJNE NJE CMENDURI NE TE VERTET MUND TE REZISTOJNE ME NJE KALUSHEM NE RAUND -RAUND TE RASTESISHT TE HABISHEM TE MAHNITSHEM
    .SPEKTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje