Nantes, qyteti i 6 më i madh në Francë është shpalluar ‘Qyteti më Inovativ’ për vitin 2019. Ky çmim shkon për aftësinë që qyteti ka demonstruar, për t’i përmirësuar jetën banorëve, nëpërmjet shërbimeve inovative.
Çmimi prej 1 milionë eurosh iu dha kryetares së Bashkisë së Nantes, Johanna Rolland, nga Carlos Moedas, Komisioneri i BE-së për Kërkim, Shkencë dhe Inovacion, gjatë Ditëve të Kërkimit dhe Inovacionit në Bruksel, me 25 shtator.
Rolland, pas ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve vlerësoi përpjekjen e qytetarëve për të formësuar të ardhmen nëpërmjet dialogëve lokale dhe tha se çmimi i marrë shkon për ta.
“Për shembull, në lidhje me çështjen e klimës, është shumë, shumë e rëndësishme të përfshish qytetarët në hartimin e politikave publike ” theksoi kryetarja e Bashkisë.
Rolland u shpreh se ky vlerësim është inkurajues dhe shtysë për të bërë edhe më shumë për krijimin e qyteteve të së nesërmes.
Po ashtu, edhe Rotterdam, Glasgow, Espoo, Antwerp dhe Bristol do të marrin nga një çmim 100 mijë euro secili, për të zgjeruar aktivitetet e tyre të inovacionit.
Ancien observatoire de la Marine - Nantes - Vue depuis la butte Sainte-Anne - De gauche à droite Notre-Dame-du-Bon-Port, l'escorteur d'escadre Maillé-Brézé, la tour de l'ancien observatoire de la Marine, la tour de Bretagne