Martesa e tyre më shumë se një vit më parë, u bë kryelajmi i mediave kryesore në botë.
Sulltani i Kelantanit, Muhamed V, u martua në fshehtësi në një ceremoni myslimane, me Oksana Voevodina, 27 vjeç, e konsideruar si një “mbretëreshë bukurie” në Moskë.
Për shkak të saj, u tha se ai hoqi dorë edhe nga froni mbretëror, diçka e pangjarë deri më tani në Malajzi.
Por, vetëm 4 muaj më pas, kur Voevodina ishte shtatzënë, Sulltani i Kelantanit e braktisi atë, pa i dhënë asnjë shpjegim.
Disa thanë se ai kishte dyshime për atësinë e fëmijës, ndërsa të tjerë, se kishte zbuluar jetën e shthurur të gruas së tij, kur ishte më e re.
Vetë Oksana Voevodina ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për divorcin.
Ajo thotë se ende e kësaj dite nuk e di arsyen e ndarjes, pasi i shoqi nuk i dha asnjë shpjegim, por u larguar pa thënë gjë fare se po e linte.
Oksana i ka bërë thirrje atij që të njohë të birin, për të cilin thotë se është gati t’i bëjë edhe ADN-në për njohjen e atësisë.
“’Faris, zgjohu! Ti ke një djalë dhe je baba.
Pavarësisht se çfarë ndodhi me martesën tonë, unë dua që djali im të ketë të dy prindër. Vetëm mendo për djalin tënd”, tha ajo gjatë një interviste për Daily Mail.
“Kur u largua në dhjetor, ai nuk u kthye më,” tha ajo në intervistën e saj të parë të dhënë ndonjëherë për mediat.
“Kështu që unë mësova për divorcin nga interneti. Nuk e di se çfarë ndodhi saktësisht, sepse gjithçka ishte në rregull, ne po prisnim fëmijën tonë të parë dhe madje edhe tani nuk e kuptoj arsyen e vërtetë që ai e bëri këtë”, shprehet ajo.
27-vjeçarja kujton martesën e tyre, e cila, sipas saj, ishte si një përrallë, “një gjë që të gjitha vajzat e ëndërrojnë”, edhe pse hendeku i tyre në moshë prej 23 vjet, duke qenë se Sulltani është 49 vjeç, shkaktoi polemika të shumta në Malajzi.
Martesa e Sulltanit me ish- modelen dhe yllin e TV-së, u prit me shqetësim nga drejtuesit islamikë në Malajzi, pavarësisht se nusja e tij ishte kthyer në fenë islame.
Martesa e tyre u shoqërua me polemika, kur media ruse zbuloi se pesë vjet para se të takohej me Faris, Oksana kishte marrë pjesë në një shfaqje të “papërshtatshme” në TV.
Por, tashmë gjithçka ka përfunduar dhe askush nuk i di arsyet e vërteta.(TemA)