VIDEO: Shkel kabllon e tensionit të lartë, studenti përfshihet nga flakët

27 Shtator 2019, 10:42Lifestyle TEMA

Ky është momenti i frikshëm kur një student shkel një kabllo të tensionit të lartë, duke bërë kështu që të ndodhi një shpërthim ku nga zjarri i madh i riu përfshihet nga flaka.

Subham Soni, 20-vjeç, filloi të kërcen nëpër rrugë për të shuar flakën që i ishte kapur në rroba në momentin që kishte shkelur kabllon në Mumbai, duke pësuar kështu djegie në 25 për qind të trupit.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur i riu po i afrohej një taksie të parkuar në skaj të rrugës, befasisht ndodh shpërthimi i fuqishëm kur ai shkel kabllon.

I riu menjëherë është dërguar në spital ku është trajtuar për djegie në 25 për qind të trupit, kurse mjekët kanë bërë të ditur se do t’i duhen disa javë që të rikuperohet plotësisht. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje