FOTOT/ La gruan dhe djalin 2 vjeç për princeshën Beatrice: Brenda prapaskenave të një afere mbretërore

27 Shtator 2019, 11:02Lifestyle TEMA
FOTOT/ La gruan dhe djalin 2 vjeç për princeshën Beatrice:

Princesha Beatrice është fejuar me manjatin italian Edoardo Mapelli Mozzi, pas një romance që zgjat prej disa muajsh.

Ajo deklaroi se ishte kaq e lumtur dhe se mezi po pret të martohet.

Vajza e madhe e Dukës dhe Dukeshës së York-ut u fejua me Mozzi-n në Itali, ndërsa ceremonia martesore, sipas Pallatit Mbretëror, do të mbahet vitin e ardhshëm.

Beatrice kishte veshur për ceremoninë një fustan me lule 700 euro të markës “Zimmerman”, mbante një byzylyk Carier, që kushton rreth 3.000 mijë euro dhe unazë “Shaun Leane” 3.5 karat, me vlerë 100 mijë paund.

Historia e romancës së tyre është e mbushur me mister dhe prapaskena.

Edoardo ka qenë i martuar me Dara Huang dhe ka një djalë 2-vjeçar me të.

Italiani përflitet se nisi të dalë me Princeshën 31-vjeçare, ndërkohë që ishte ende në lidhje me Dara Huang, nënën e djalit.

Madje kur lidhja e tyre u zbuluar, u përfol se Beatrice ishte shkaktarja që Mozzi i dha fund martesës dhe u nda nga bashkëshortja.

Ata nuk kanë folur për këtë fakt, por burime pranë Mozzi-t e kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se ai kishte 6 muaj që ishte ndarë nga bashkëshortja, kur nisi të frekuentohej me Princeshën.

Kjo mendohet të jetë lidhja e parë që Beatrice ka, pasi i dha fund marrëdhënies 10 vjeçare me ish-partnerin e saj David Clarke.

Mozzi dhe princesha njiheshin prej vitesh bashkë, për shkak të njohjeve familjare.(TemA)

4 komente në “FOTOT/ La gruan dhe djalin 2 vjeç për princeshën Beatrice: Brenda prapaskenave të një afere mbretërore”

  1. Maelga says:

    Sa te ceket qe jeni !

  2. Fair enough says:

    Shpresoj te kete bukuri shpirterore kjo princesha, se me thene te drejten kur e shikon te duhen qetesues qe te te zere gjumi.

  3. kazanova says:

    lerini robt te qihen rehat

  4. Adi says:

    @FAIR ENOUGH rofsh mor djale se kam qeshur me lot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje