“Shtohen radhët” e ushtrisë shqiptare, 133 djem e vajza nisin stërvitjen

27 Shtator 2019, 11:20Kronika TEMA
“Shtohen radhët” e ushtrisë shqiptare, 133 djem e vajza

133 vajza e djem nisën stërvitjen individuale bazë, e cila është porta hyrëse për në Forcat tona të Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njofton se “për 10 javë, këta djem e vajza do të sprovojnë veten fizikisht e psikologjikisht përpara se të jenë plotësisht të përgatitur dhe të denjë për të shërbyer nën uniformë”.

Sipas ministres së Mbrojtjes, stërvitja po zhvillohet në Bunavi.

“133 vajza e djem nisën stërvitjen individuale bazë në Bunavi, e cila është porta hyrëse për në Forcat tona të Armatosura.

Per 10 javë, këta djem e vajza do të sprovojnë veten fizikisht e psikologjikisht përpara se të jenë plotësisht të përgatitur dhe të denjë për të shërbyer nën uniformë”, thekson Xhaçka.

7 komente në ““Shtohen radhët” e ushtrisë shqiptare, 133 djem e vajza nisin stërvitjen”

  1. vlora.vlora says:

    Idiote ,e pa afte, ndonje tank apo ndonje sistem mbrojtje do blini ,se e keni mbushur ushtrine gjithe gjenerale dhe kolonela ,me shume se ushtare ,i jepni dhe medaljet sikur te jene tollona mishi

    1. Kuq e zi says:

      Hahaaaaa
      Ashtu vlora.vlora
      Kur lexoja ministren xhacka qe thoshte nuk na duhen as avione e as tanke duke pasur parasysh qe jemi populli qe kemi provuar spastrimin etnik me te fundit ne europe dhe e krahasoj me mentalitetin e izraelit mbas asaj qe u ndodhi
      Mendoj qe xhackan e rren mendja qe i mund armiqt me gop
      Keta te rijt jane thjeshte vend pune per vota dhe si mision do kene pastrim territori kur dihet mire qe ushtria nderhyn vetem ne rast se shpallet gjendja e jashtezakonshme por ligjin vazhdon akoma ta bej maliqi

      1. karipi says:

        kur u be ai spastimi etnik u fut edhe rusi edhe kinezi ne valle. kinezet paten edhe bombardime, qe ti si shtet (edhe nja 150 te tjere me te bukur se shteti jot) i vetem as nuk mund ta çoje dot ne enderr ta beje. Ruset kapen aeroportin dhe e dorzuan me bisht ndershale. shqipria zbrazi ca topa sa per sy e faqe se mesymje nuk pati dhe shyqyr zotit.

        kur do ta kuptojne shqiptaret se “me forcat tona” ka qene eshte dhe do te mbetet ideja me kot qe kemi pasur.

  2. IVONI says:

    Pushke prej druri nuk po shoh , pasi ato te vertetat i dine “ministrat e mbrojtjes” te tridhjet vjecarit te fundit , se ku ndodhen ..!

  3. Tin Tin says:

    Ushtri me Tampone per Gop.Shikoni pak Serbine se si behet Ushtria.

  4. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Këta “ushtarë”, nuk janë vënd pune për vota mor idiotë, as “ushtri” për Shqipërinë, por mercenarë mish për top, që i duhen PADRONIT… !!!

  5. Doda says:

    Le te bejn formacion pastrimi nja dy jav , jepini noj thes plerash ne dor dhe te pastrojn plazhin. Ushtria jon ka 25 vjet qe ka vdekur. Ka vetem nje tuf qelepirxhinjsh qe gradojn njeri tjetrin dhe xhvasin çte munden . Ne na RRU nato skemi nevoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje