Lulzim Basha i kërkon kryetarëve të PD të përgatiten për zgjedhje të parakohëshme

28 Shtator 2019, 20:32Politika TEMA

Situata politike në vend ka qenë në fokus të mbledhjes së Kryetarit të PD, Lulzim Basha me kryetarët e partisë në rrethe.

Pas raportimeve për përmbushjen e detyrave për organizimin e partisë, që janë realizuar në periudhën korrik-shtator, Basha ka theksuar se tashmë partia duhet të fillojë menjëherë përgatitjet elektorale dhe për aksion politik.

Vendi është në një krizë të thellë shumëplanëshe dhe detyra e PD dhe opozitës është të angazhohet seriozisht për të qenë pranë njerëzve dhe për t’i hapur rrugë perspektivës europiane të Shqipërisë.

Opozita ka dhënë propozimet e veta për zgjidhjen e krizës në vend, që kalon përmes zgjedhjeve të njëkohshme parlamentare dhe lokale të parakohshme, me qeveri tranzitore që garanton standardet për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Prane Partise Demokratike do te ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe qe do te shtrihen ne menyre piramidale ne te gjithe vendin.

Puna do te perqendrohet ne planin e ofrimit te zgjidhjes per qytetaret, denoncimeve per aferat korruptive dhe kriminale te Qeverise, bashkimi i faktoreve dhe aktoreve me potencial njerezor dhe eletoral prane PD, si dhe hapja e partise per njerez me integritet profesional e moral.

Kryetari i PD Lulzim Basha i ka paraqitur Kryetareve te Degeve nje kalendar te qarte dhe konkret pune, me pergjegjesi dhe afate te qarta.

Nderkohe per aksionin politik, qe perfshin edhe protestat, eshte vendosur qe format dhe afatet te percaktohen ne nje moment te dyte per te shmangur shfokusimin nga ceshtjet kryesore qe jane aktualisht ne vemendje: fazen finale te zgjidhjes se krizes politike dhe procesi i integrimit europian.(TCH)

7 komente në “Lulzim Basha i kërkon kryetarëve të PD të përgatiten për zgjedhje të parakohëshme”

  1. Mashkullori says:

    Eshte e kuptueshme se do te gjenden arsye per terheqje,”faqebardhe”.Keta qe u cane e u ndane per bllokimin edhe ne Gjermani per mos celjen e negociatave,tani na behen si njeres te perkushtuar per te nderprere protestat,per shkak te qetesimit te situatave politike per te “ndihmuar” pozitivisht per celjen e tyre…
    Nejse,me mire vone se kurre,por mos harrojne se cdo gje,eshte e shkruar ne shtyp,dhe e pare ne TV-I te ndryshme…
    Ka porositur qe strukturat e parties ne 61 bashkite te evidentojne cdo “…afere korruptive dhe kriminale te qeverise”.
    Nuk kam asnje kundershtim,kushdo qe eshte I korruptuar e kriminel,duhet te jape llogari jo me fjale por ligjerisht.
    Nje “keshille” kisha dhe per te majtet.Le te evidentojne dhe ata cdo afere korruptive e kriminale,gjate qeverisjes te njerzve te PD-se dhe te LSI-se,ne qender e ne baze.
    Populli le te jete gjykatesi me i mire,sepse ai ka sy dhe veshe,se populli i ka ne meorjen e tij,cdo afere korruptive dhe akte kriminale te ministrave,deputeteve dhe administratoreve te te majteve dhe te djatheve…
    Mbas kesaj njohjeje,populli le te mendohet mire se per ke duhet te votoje…

  2. ILIRET says:

    Lexoje mire kushtin nr.2 te Bundestagut.
    Nuk ka zgjedhje, as te parakoheshme, as te koheshme, nese nuk perfundon reforma zgjedhore.
    Kuptoje kaq gje, o njeri i trashe.

  3. Landi says:

    Ou gjalle eshte ky?!?
    Po ca beni lajm kot me kete kokloqe aman, kush e pjerdh kete. Vjen verdalle kot sikur ka ca ben; nje mut qe te haje ben dhe ate biles ja japin me luge se s’di ta haje vete!
    Mos na harxhoni kot kohen me kete palle pa vlere, shkruani me mire per “ballkonet” e ndonjeres!

  4. Dritan says:

    O babale, po ato 200,000 Eurot ku do i gjeje qe do ja jepje atyre aktoreve!
    As aty se mbajte llafin, je mashtrus ordiner komplet

  5. Komentuesi says:

    Opo çfare e quan vehten ky Bashmuti qe vendos se do behen zgjedhje te parakohsheme.Cili eshte ky? Ky eshte nje hiç qe nuk ka asgje ne dore se partia e tij nuk ka asnje bashki,nuk eshte ne parlament, nuk figuron ne grupe parlamentar,ky nuk ka as nje gje ne dor,si do t’i organizoi dhe do beje zgjedhje te parakohsheme.Zgjedhjet i bene qeveria dhe KQZ.Basha me duket se ka dal nga trut e kokes dhe po flete me trute e bythes.

  6. Qytetari says:

    Zgjedhjet e reja do te behen me kodin e ri zgjedhor qe duhet te behet sipas kerkeses se B E-se, por edhe pasi te kete filluar pastrimi i disa plehrave nga SPAK-u, ne menyre qe te mos futen me ne listat e partive. Atehere kemi shprese qe te pastrohet mjedisi. Luli te mos i lodhe njerezit kot, por te ulet per te bere reformen e re zgjedhore

  7. Paqsori says:

    Ore kuptoni Ju apo jo,presidenti ka caktuar daten 13 tetor per zgjedhjet lokale dhe te pergjitheshme ,apo ju ka lene memorja!Luli dhe PD kete date njohin ,ndaj po pergatiten ku do zgjedhin parlamentin,qeverin paralele dhe qe pas ketaj do te kemi dy qeveri paralele ,dy kryeministra (propozim ky ekselent i gazetarit Balla)ku njeri do te qeverise elektoratin e djathte dhe tjetri ate te qendres dhe te majte!Do thote ndokush po presidente ?Do jete nje por me dy koka jo poshte e larte por paralel nje i zgjedhur pra perseri Meta sipas “konventes se te drejtve te njeriut “ne strasburg dhe “de fakto” do te jete Berisha qe do te drejtoje kete vend nga kulla e berishajve jo ne Viçidol por ketu ne Tirane!Pra pergatituni per zgjedhet e pergjitheshme me 13 Tetor ,ku do te jene zgjedhjet me demokratike ku mund te shkoje kush te doje e sa here te doje te votoje!Kjo eshte demokracia qe kerkuam dhe fale miqeve tane e instaluam!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje