Pretendentët e Nobelit për Paqen 2019: Nga Papa Francesku te Gretha Thunberg dhe Angela Merkel, ja pretendentët në garë

28 Shtator 2019, 11:50Bota TEMA

Fituesi i çmimit Nobel për paqen do të shpallet në Oslo më 11 Tetor. Kandidaturat e këtij viti janë mjaft të forta, por edhe surprizë.

Papa Francesku është një prej kandidaturave më të forta për ta marrë çmimin përfundimtar.

Papa i parë jo-europian pas 1300 vite mund të shpallet fitues.

Papa Francesku karakterizohet për revolucionarizimin që i bëri kishës katolike me thjeshtësinë e tij.  Francesku e ka kthyer luftën ndaj varfërisë në misionin kryesor të kishës katolike nën udhëheqjen e tij.

Ndër të tjera ai ka hequr dorë nga shumë prej privilegjeve që i jep pozicioni, si rezidenca e tij e përhershme apo edhe jap e pushimeve, apo makina me të cilën lëviz.

Tashmë papa nuk lëviz më me një makinë të blinduar, pro me një ford fokus blu, të thjeshtë, pas asnjë element sigurie. Në listën e pretendentëve për të fituar çmimin Nobel për paqen më 11 Tetor është edhe adoleshentja më e famshme e momentit, Gretha Thunberg.

Suedezja 16-vjeçare e cila është kthyer në kryefjalën e ditës dhe që po lufton kundër të gjithëve për të adresuar çështjen e ndryshimeve klimatike është krah Papës në këtë garë mjaft të fortë.  Në listën e pretendentëve është edhe Carles Pudigemont, ish lideri separatist katalonjas, apo edhe Angela Merkel apo Filipo Grandi i UNHCR.

1 komente në “Pretendentët e Nobelit për Paqen 2019: Nga Papa Francesku te Gretha Thunberg dhe Angela Merkel, ja pretendentët në garë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje