“Migjeni”, gati për fluturimet drejt Italisë, Balluku publikon fotot: Shqiponja e dytë tashmë në shtëpi

29 Shtator 2019, 15:33Sociale TEMA
“Migjeni”, gati për fluturimet drejt Italisë, Balluku

“Shqiponja e dytë tashmë në shtëpi”, tha sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke iu referuar avionit të dytë të “Air Albania” që pritet të nisë fluturimet në linjën me Italinë.

Avioni Migjeni është avioni më i ri i flotës së Air Albania. Ai është model Boeing 737 800, prodhim i vitit 2016.
Air Albania, e themeluar në maj të vitit të kaluar me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol, një degë e Ministrisë Shqiptare të Ekonomisë dhe Turizmit dhe Turkish Airlines.

Fluturimi i parë drejt aeroportit të ri të Stambollit, u krye më 19 prill.

Avioni i parë i “Air Albania”, i cili ka marrë certifikimin pranë Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktivave të Bashkimit Europian, do të pasohet nga Migjeni drejt Italisë dhe Lasgushi drejt vendeve të tjera europiane.

4 komente në ““Migjeni”, gati për fluturimet drejt Italisë, Balluku publikon fotot: Shqiponja e dytë tashmë në shtëpi”

  1. Dulla says:

    Boeing 737 ka bere 2 aksidente me mbi 300 te vdekur dhe eshte pezulluar nga shume linja ne USA. Une vete kurre nuk do ngjitesha ne ate avion. Pse beni ekperimente me jete njerezish?

  2. Detari says:

    Boeing 737 eshte terhequr nga gjithe bota se dolen me difekt. Kurse Turqia i futi nje boje nga bishti dhe do te perfitoje me shqiptaret.
    Avioni ne fjale eshte TC-JZG
    https://www.flightradar24.com/data/aircraft/tc-jzg

    Do kemi viktima

  3. mik says:

    Asht nje ide shume e mire qe Shqiperia emron avionet me emrat e poeteve tane, por a e kemi ne vertete ate kulture qe ti rrespektojme ato ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje